Home / Sporti / Përballja me Andorrën, Reja: Në fushë për të fituar, stadiumi i ri një stimul më shumë

Përballja me Andorrën, Reja: Në fushë për të fituar, stadiumi i ri një stimul më shumë

Edi Reja, trajneri i Kombëtares Shqiptare të Futbollit gjatë një konference për mediat, në prag të sfidës mes Shqipërisë dhe Andorrës, që do luhet sonte në darkë, e enjte, 14 nentor 2019, në ElbasanArena, ku theksoi se objektivi padyshim që është fitorja.

I pyetur për mungesën e Sokol Çikalleshit, Reja tha se është i keq ardhur. “Pavarësisht kësaj mungesë, skuadra ka djem mjaft të përgatitur. Po presim që Kamberi të marri pasaportën shqiptare dhe kështu s’do kemi probleme. Për sa i takon ndeshjes, ne kemi pësuar një rritje të vazhdueshme. Kemi bërë një performancë të mirë si në Turqi, ashtu dhe në Moldavi dhe duam të vijojmë në këtë drejtim. Përqendrimi fillimisht duhet të jetë totalisht te Andorra dhe pas kësaj të mendojmë për Francën. Pamë që edhe Andorra humbi në Turqi vetëm në minutën e 90’, dhe Turqit janë një skuadër e një niveli të lartë. Prandaj duhet të kemi mjaft kujdes dhe të jemi plotësisht të përqendruar të Andorra”-, theksoi Reja.

Në kuadër të motivimit të skuadrës, Reja thekon se “Unë e kuptoi situatën. Ato që vijnë të luajnë për Shqipërinë është e rëndësishme që të kemi një përqendrim maksimal, jo të shpërqendrohemi për shkak të Francës, apo për shkak të renditjes në grup. Rëndësia e këtyre dy ndeshjeve është tejet e madhe. Është vazhdimësia kryefjala e punës sonë, rritja e skuadrës është vendimtare dhe me Andorrën është problem, se me Francën do jetë dhe faktori stadium i ri që ndikon shumë dhe në këtë prizëm skam merak, port e ndeshja me Andorrën duhet të gjejmë të gjitha stimujt për të dhënë maksimumin”-, vijoi Reja.

“Objektivi jonë i parë është arritja e rezultatit pozitivë, pra duhet të mbërrimë në të gjitha mënyrat 18 pikë. Pra objektivi ynë primar është fitorja dhe vetëm fitorja. Pas kësaj vjen rinovimi i skuadrës me elementët e rinj, që mund të funksionojnë mjaft mirë në të ardhmen dhe do të jenë kompeticionet e tjera Liga e Kombeve që do na mundësojë të integrojmë të rinjtë. Pasi dhe futja e të rinjve bëhet përmes këtij proçesi, rritjes në tërësi të skuadrës. Prandaj thashë se objektivi  i parë është Andorra, më pas Franca dhe më pas do ulem në tryezë me Presidentin (Amrando Duka) dhe do të flasim për programimin dhe kjo nuk bëhet brenda një viti, por duhen vite të tëra për të rritur cilësinë teknike të një skuadre”-, shtoi Reja

Duke folur për stadiumin e ri, Reja tha se është krenarë që do jetë i pari që do shkeli në stadiumin e ri. “Mendoj se Panuçi  e De Biazi, që më kanë prirë dhe trajnerët e mëparshëm do jenë pak xheloz. Gruaja dhe vajza ime do jenë në stadium. Kam një eksperiencë të gjatë dhe kam ndjerë emocione të shumta, por kjo është një mundësi që më bënë të ndihem krenar dhe besoj se e gjithë skuadra do jetë mjaft e motivuar. Ky stadium do jetë imazhi i Shqipërisë së re dhe shpresoj të jetë një kartëvizitë e mirë për një kombëtare edhe me performancë edhe më të mirë”-, thkseoi Reja.

Në konferencën për shtyp para ndeshjes me Andorrën, bashkë me trajnerin Reja ishte i pranishëm edhe kapiteni Elseid Hysaj i cili e ka lënë pas dëmtimin dhe siç deklaron edhe vetë ai është rikthyer në formën optimale në kombëtare. Hysaj paralajmëroi shokët e skuadrës se ndeshja më e rëndësishme për momentin është ajo ndaj modestëve të Andorrës.

“Sigurisht jemi shumë të bashkuar, siç po e kuptoni dhe ju. Janë të gjithë çuna të rinj dhe me ndihmën e trajnerit po krijojmë një grup të mirë. Unë jam mirë, sepse luajta me Napolin. Mendojmë shumë për Andorrën. Duhet të kalojmë nga sfida e Andorrës, për të arritur rekordin e pikëve. Në ndeshjen e dytë, do të ketë emocione te tjera, pasi është stadium i ri”-, tha Hysaj.

“Mendoj se sa i takon stadiumit, do të jetë një emocion ndryshe. Franca ka kampionë bote dhe do të jetë e vështirë të marrim pikë. Tifozëria sa më shumë afër të jetë aq më shumë eufori ka dhe na ndihmon. Të gjithë flasin për Francën. Por ne e dimë të gjithë se ndeshje me Andorrën është më e rëndësishme. Do të jemi si me Moldavinë, do të sulmojmë dhe do përpiqemi mos të marrim gol. Duhet të jemi të qetë”, tha Hysaj në fjalën e tij.

Leave a Reply

%d bloggers like this: