Home / Sporti / Balaj: Ishte e vështirë ndaj mbrojtjes së Francës, më vjen keq që nuk gëzuam tifozët

Balaj: Ishte e vështirë ndaj mbrojtjes së Francës, më vjen keq që nuk gëzuam tifozët

Sulmuesi i Kombëtares, Bekim Balaj, foli për “Supersport” pas ndeshjes me Francën. Shkodranit i vjen keq që nuk gëzoi dot gjithë ata tifozë që mbështesnin ekipin sot, edhe pse kishte raste.

A ndikoi ndeshja ndaj Andorrës në këtë paraqitje?

Është ndeshje tjetër, nuk besoj. Luanim në stadiumin e ri me mbështetjen e tifozëve. Për fat të keq, nuk gëzuam gjithë këta njerëz. Por, të mos harrojmë kualitetin e Francës. Shpresonim të bënim më shumë.

Çfarë duhet të bëjë më tepër Shqipëria?

Duhet të perfeksionojmë lojën me njëri-tjetrin. Ndeshjet e radhës duhet të tregojmë pjekuri dhe vetëbesim. Ishte e vështirë ndaj mbrojtjes së Francës, por jo e pamundur. Kishim shumë faulle, korne, që me pak kujdes mund t’i rrezikonim e të gjenim golin

Leave a Reply

%d bloggers like this: