Kronika

Flet gjyqtari që i dogjën makinën: Ta harrojnë se mund të më bëjnë presion

Ka thyer heshtjen gjyqtari i Shkodrës, Andi Ymeri, makina e të cilit u dogj dje në orët e vona të mbrëmjes, 23.30 minuta.
Ymeri ka qenë drejtues për disa vite i Gjykatës së Shkodrës. Mësohet se dy persona me skafandër në kokë dhe me një motor janë afruar te mjeti tip “Benz” i gjyqtarit Andri Ymeri duke e lyer me lëndë djegëse benzinë dhe duke i vënë flakën makinës që ndodhej e parkuar afër kishës françeskane në Shkodër.
Dy autorët pasi janë siguruar se mjeti mori flakë, janë larguar me shpejtësi.
Menjëherë pas zjarrit të përhapur me shpejtësi janë lajmëruar efektivët zjarrfikës, të cilët kanë mbërritur në vendngjarje duke tentuar të shuajnë flakët.
“Gjyqtari duhet të jetë i përgatitur për çdo situatë. Duhet të jemi të përmbajtur, normal qe ka lidhje me detyrën.
Çfarë kisha për të thënë ja thashë institucioneve shtetërore. Normalisht që jam i shqetësuar. Ta harrojnë se mund të më bëjnë presion”, tha gjyqtari.
Në lidhje me ngjarjen policia njofton se është ngritur një grup i posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, ku vijon punën për mbledhjen e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve pasi paraprakisht dyshohet si ngjarje e qëllimshme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button