Home / Kronika / Solidariteti për tërmetet, “specialet” e Gardës së Kosovës nisen drejt Shqipërisë

Solidariteti për tërmetet, “specialet” e Gardës së Kosovës nisen drejt Shqipërisë

Njësia e kërkim shpëtimit e Gardës Kombëtare të Kosovës është nisur për në Shqipëri, pas tërmeteve të njëpasnjëshme që goditën vendin tonë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Ibrahim Shala, ka konfirmuar për KosovaPress se ekipi i FSK-së është nisur drejt Shqipërisë, për t’u ardhur në ndihmë banorëve të prekur nga tëmeti i fortë i ditës së martë, ku më i forti ishte ai i orës 03:55 i regjistruar me magnitudë 6.3 të shkallës Rihter.

“Është nisur Njësia e kërkim Shpëtimit e Gardës Kombëtare të Kosovës”, tha Shala në njoftimin e tij.

Leave a Reply

%d bloggers like this: