Politika

Ministeriali i Kartës së Adriatikut: Vendosmëri për të inkurajuar paqe dhe stabilitet

Kodheli-foto-arkivNë Budva të Malit të Zi po zhvillohet Ministeriali Gjithpërfshirës Rajonal SHBA-Karta e Adriatikut.

Temat kryesore që po diskutohen janë ato që kanë të bëjnë me zhvillimet më të fundit në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes. Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Shqipërisë, Mimi Kodheli po drejton këtë ministerial pasi vendi ynë mban presidencën e radhës.
Ministria e Mbrojtjes Kodheli falenderoi të pranishmit, përfaqësues të vendeve anëtare të Aleancës, vendeve aleate, si dhe SHBA-të për mbështetjen e vazhdueshme që i kanë dhënë kësaj nisme të rëndësishme rajonale.

Duke u ndalur te temat e diskutimit të këtij ministeriali, i cili mbyll një agjendë aktivitetesh të rëndësishme për vitin 2014, Kodheli tha se bashkëpunimi rajonal në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes përballë kërcënimeve të ndryshme është shumë i rëndësishëm për vendet tona.

Ky ministerial që vjen menjëherë pas Samitit të Uellsit, diskuton mbi sfidat më të rëndësishme në fushën e mbrojtjes dhe kapacitet e përbashkëta.

Në fund të këtij takimi të pranishmit dolën me një dekleratë të përbashkët përmes së cilës shprehën vendosmërinë e tyre për të inkurajuar paqen, stabilitetin, duke bashkëpunuar ngushëtisht me aleatët strategjik, si në aspektin politik ashtu në fushën e mbrojtjes.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button