Politika

Kryeministri serb Vuçiç akuzon shqiptarët: Një bandë zyrtarësh në tribunën VIP. Na fyen krenarinë

Alexander-Vucic-320x229Kryeministri i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka shtuar dozat e tensionit pas dhunës dhe incidenteve të ndeshjes Serbi-Shqipëri, ku valëvitja e një flamuri të Shqipërisë etnike, solli acarimin e tifozëve vendas dhe ndërprerjen e ndeshjes, e vlefshme për eliminatoret e grupit I të Kampionatit Evropian “Francë 2016”.

Pas deklaratës së ashpër të Ministrit të Punëve të Jashtme Ivica Daçiç, i cili i konsideroi incidentet si “provokim politik” të bërë nga shqiptarët, kreu i qeverisë serbe nuk kursen akuzat ndaj shqiptarëve, duke i etiketuar si një “bandë zyrtarësh” ata që ndodheshin në tribunën “VIP” të stadiumit të Beogradit.

“Ata donin të dëmtonin nderin tonë, – ka thënë kryeministri serb. – Ekstremistët shqiptarë fyen qytetarët serbë me atë veprim. Shqiptarët e ardhur në stadium, ishin një bandë zyrtarësh falsë në tribunën “VIP”. Qëllimi ynë ishte ta tregonim Serbinë si një vend tolerant”.

Pastaj Daçiç tregon se ka njoftuar disa orë para ndeshjes BE-në për incidente të mundshme: “Paralajmërova BE-në për incidentet 3 orë para ndeshjes. Shqiptarët u përpoqën të poshtëronin qytetarët  tanë. Ngjarja ishte e organizuar nga shqiptarët. Donin të na preknin krenarinë, por ne shpëtuam fytyrën tonë”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button