Rajoni

Kroaci: Kolinda humbet zgjedhjet, kryeson socialdemokrati Milanovic

Socialdemokrati Zoran Milanovic fitoi të dielën raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Kroaci me 54% të votave, ndërsa kundërshtarja e tij kryesore, Kolinda Grabar Kitaroviç mori 47%.

Fitorja e Milanovic shënon një fitore të rrallë nga një liberal në votimet e fundit në Europën qendrore.

Rezultati është një goditje për konservatorët në pushtet ndërsa Kroacia mban presidencën e radhës të BE-së dhe para zgjedhjeve parlamentare më vonë këtë vit.

Duke iu drejtuar përkrahësve të tij, Milanovic dërgoi një mesazh pajtimi dhe uniteti dhe u zotua të punojë me me çdo qeveri në fuqi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button