Rajoni

Arrestohet ministri bullgar i mjedisit, uji në qytetin Pernik dhe importi i mbeturinave nga Italia në Bullgari

Eshte arrestuar Ministri i Mjedisit dhe Ujërave te Bullgarise, Neno Dimov. Ministri e kaloi natën në arrest pasi u arrestua gjatë hetimit lidhur me krizën ujore në Pernik. Dimov është akuzuar nga Prokuroria për keqmenaxhim të qëllimshëm, sepse ka dhënë lejë që në vazhdim të një viti të përdoret uji i pijshëm i Pernikut për qëllime industraiel.

Kjo u bë pasi ai u mor në pyetje nga prokuroria speciale dhe u bënë kërkime në ministrinë e tij për shkak të krizës me ujin në qytetin Pernik dhe importin e mbeturinave nga Italia në Bullgari.

Ai mbetet në arrest në vazhdim të 72 orëve.

Prokuroria do të ngulë këmbë për arrest të përhershëm. Lideri i VMRO-s dhe Zëvendëskryeministër Krasimir Karakaçanov e quajti aksionin e autoriteteve “vrasje shembullore”. Kush do ta zëvendësojë Dimovin në post – kjo do të bëhet e qartë javën tjetër pas një mbledhjeje të Këshillit të Koalicionit të GERB-it dhe të Patriotëve të Bashkuar.

Kryeministri bullgar Bojko Borisov ka pranuar dorëheqjen e Nino Demov.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button