Politika

“Organizata Botërore e Turizmit mbështetje për rimëkëmbjen”/ Priante kujton tërmetin në L’Aquila: Nuk ishim aq të shpejt sa Shqipëria

Alessandra Priante, drejtore për Europën në Organizatën Botërore të Turizmit, ndërsa iu referua tërmetit që goditit “Aquilan në Itali në 6 prill 2009, vlerësoi se “ne nuk ishim aq të shpejtë sa Shqipëria në fakt, por kuptohet se jemi një vend kompleks”.

Duke folur në samitin ndërkombëtar me temë “Turizëm, Solidaritet dhe Qëndrueshmëri”, që u organizua sot në Tiranë, Priante ndau eksperiencën e Italisë në përballjen me fenomene të tilla si tërmeti.

“Unë vij nga L’Aquila. Unë kam qenë aty në 6 prill kur ndodhi kjo, isha atje vetë për të ndihmuar miqtë e mi që të merrnim vesh çfarë do të ndodhet dhe me krenari them se L’Aquila tani pas 10 vitesh, u bë gati t’i futeshim një rruge të re që qyteti im të jetë pjesë e rrjetit të rikuperimit. Ne nuk ishim aq të shpejtë sa Shqipëria në fakt, por kuptohet se jemi një vend kompleks”, tha ajo.

Priante vlerësoi se “nuk duhet të presim më që të ndodhin fatkeqësi të tilla për të treguar se solidariteti është thelbi i veprimeve tona”. “Veprime të vogla që janë njerëzore të cilat na ndihmojnë të gjithëve”, tha ajo.

Duke vlerësuar organizimin e këtij Samiti në Tiranë, ajo siguroi se Organizata Botërore e Turizmit do të jetë në krahun e Shqipërisë.

“Është nder dhe kënaqësi që jam sot këtu duke përfaqësuar Organizatën e Turizmit në botë. Kur je i vendosur gjithçka mund të arrish. Ju lumtë ministër Klosi për organizimin e këtij Samiti, urime, kjo ishte e mrekullueshme, gati-gati magjike. Turizmi është magji. Padyshim ne mundohemi ta identifikojmë një industri në vetvete, por ka dhe shumë elementë emocionale të jetës sonë në të. Ne, si qeveri sidomos përpiqemi që turizmi të marrë një pozicion kyç në secilën prej politikave të vendeve tona”, tha ajo.

Vetë BE, sipas Priante, ka të njëjtin “problem”. “Është shumë e rëndësishme që në këtë lloj rimëkëmbje që po ndodh, objektivat e axhendës për vitin 2030 të jenë atje. Kjo për t’u siguruar që gjithçka bëhet tani pas rikuperimit të bëhet në përputhje me të gjitha këto prioritete të rëndësishme globale”, tha ajo.

Duke iu drejtuar ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, ajo vlerësoi se “ju keni marrë përsipër një përgjegjësi të madhe dhe po tregoni shembullin tuaj kështu që ne do t’ju mbështesim për rikuperim në mënyrë që të gjitha këto objektiva të merren parasysh”.

“Organizata Botërore e Turizmit ka evidentuar këto prioritete kryesore që janë për të gjitha vendet. Ne jemi të gjithë në dispozicionin tuaj, si me vendet anëtare edhe me vendet joanëtare që duan të aplikojnë në të ardhmen për t’u siguruar që të gjitha këto elementë të jenë prioritare për vendet tuaja dhe zhvillimet në vendet tuaja”, tha Priante.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button