☁️
Tiranë 17°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 100.18 ▼3.78%
ARI 3,905 ▲0.15%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $78,338 ▲ +0.14% ETH $2,300 ▲ +1.12% XRP $1.2553 ▲ +0.15% SOL $94.8000 ▼ -1.05%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 100.18 ▼3.78 % ARI 3,905 ▲0.15 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 100.18 ▼3.78 % ARI 3,905 ▲0.15 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Politika

Presidenca kroate e BE/ Denaj: Mbështetje për procesin e integrimit të Shqipërisë

Kroacia do të mbështesë Shqipërinë në rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimin Europian.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, e cila po zhvillon një vizitë zyrtare në Kroaci që përkon me javët e para të kryesimit kroat në Këshillin e Bashkimit Evropian, u shpreh se mori mbështetjen e homologëve për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

Ministrja u takua me zv. kryeministrin dhe ministrin e Financave, Zdravko Marić, ministrin e Ekonomisë, Sipërmarrjes dhe Zejtarisë, Darko Horvat, dhe ministrin e Turizmit, Gari Cappelli.

“Vendet tona kanë marrëdhënie të shkëlqyera politiko-ekonomike, ndërkohë që vizioni ynë i përbashkët për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor dhe momentet historike na kanë bashkuar përherë, duke e shndërruar marrëdhënien tonë në një partneritet strategjik”, deklaroi ministrja Denaj.

Eksperienca kroate, sipas ministres Denaj, mbetet shumë e mirë për vendin tonë në zbatimin e procesit të fiskalizimit,  përthithjen e investimeve të huaja, zhvillimin e sektorit të turizmit apo edhe në procesin e integrimit si vendi i fundit që ka aderuar në BE.

“Në këto takime shpreha gatishmërinë dhe angazhimin tonë të lartë për të mirëpritur investimet dhe projektet kroate në sektorët strategjikë”, u shpreh Denaj.

Ndërkohë që në forumin e përbashkët të biznesit organizuar nga dy dhomat kombëtare të tregtisë së dy vendeve, ministrja Denaj theksoi se “kjo është një mundësi shumë e mirë për një intensifikim të marrëdhënieve mes investitorëve shqiptarë dhe kroatë, si dhe për të prezantuar Shqipërinë në një audiencë më të gjerë”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.