Kronika

Shkarkimet në KLD- Çefa dhe Lelçaj thirren në seancë dëgjimore nga komisioni hetimor

Nga-mbledhja-e-komisionit-hetimor-per-shkarkimet-ne-KLD-Foto-Agim-Dobi-18-525x350Komisioni hetimor që po shqyrton kërkesën për shkarkimin e dy anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, do të zhvillojë të enjten (ora 15:00), një seancë dëgjimore me nënkryetarin e këtij institucioni, Elvis Çefa dhe anëtarin, Lulzim Lelçaj.
Dy anëtarët janë thirrur në komision për të dhënë shpjegime rreth çështjeve të ngritura në kërkesën e deputetëve maxhorancës, që kërkojnë shkarkimin e tyre me argumentin se kanë shkelur rëndë ligjin.
Në mbledhjen e fundit, komisioni hetimor, ku nuk merr pjesë opozita, pas shqyrtimit të dokumentacionit të ardhur nga disa institucione, si Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, Ministria e Drejtësisë dhe Shkolla e Magjistraturës, konstatoi se KLD ka marrë kompetencat e ministrit të Drejtësisë.
Po ashtu, gjatë kësaj mbledhje deputeti i LSI-së, Spartak Braho, bëri të ditur se nga prokuroria e Tiranës konfirmohet se ndaj nënkryetarit të KLD-së, Elvis Çefa, është regjistruar procedim penal për shpërdorim detyre, për periudhën kur ai mbante postin e drejtorit të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Braho kërkoi që ky informacion të merrej në konsideratë nga komisioni.
Më 25 shtator, Kuvendi, me kërkesë të deputetëve të maxhorancës, miratoi ngritjen e një komisioni hetimor për shkarkimin e dy anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, nënkryetarit Çefa dhe anëtarit Lelçaj, me argumentin për shkelje të rënda të ligjit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button