Home / Kronika / Dorëshkrimi i Martin Luther King Jr. për dashurinë u shit për $42,000

Dorëshkrimi i Martin Luther King Jr. për dashurinë u shit për $42,000

Shënimi, i cili besohet se daton aty nga mesi i viteve 1960, është në shitje nga kompania e relikteve Moments in Time (shën.red. relikt – send, dukuri ose organizëm që ka ardhur deri në ditët tona si mbeturinë e kohëve të lashta a të mëparshme, si mbeturinë).

Dorëshkrimi i Martin Luther King Jr. për dashurinë shitet

Letra e shkruar me shkronja dore të pjerrëta, sipas CEO së kompanisë, Gary Zimet, është një shënim i rrallë i udhëheqësit të njohur të të drejtave të njeriut.

Sipas tij, çmimi mund të duket vërtet i lartë, megjithatë është një dorëshkrim i lashtë që “përmbledh filozofinë e jetës së King dhe kjo është arsyeja pse është kaq e rëndësishme.”

Në të lexohet, “Dashuria është forca më e madhe në univers. Ajo është rrahja e zemrës së kozmosit moral. Ai që dashuron është pjesë e qenive të Zotit.”

Zimet theksoi se përvoja e tij 40-vjeçare në biznes e bëri atë të besonte se shënimi është autentik. Ai e bleu atë nga një tregtar reliktesh në Angli, që mesa duket nuk ia kishte idenë vlerën e letrës.

Sigurisht që çmimi nuk e bën aspak dhuratë të zakonshme për një njeri me rrogë mesatare, megjithatë Zimet shpreson që dikush do t’ja dijë vërtet vlerën letrës së King.

Leave a Reply

%d bloggers like this: