Home / Ekonomia / Orikum-Dukat, abuzimi 62 mln euro/ Shehaj: Duhet të kushtonte vetëm 8 mln euro, jo 70 mln

Orikum-Dukat, abuzimi 62 mln euro/ Shehaj: Duhet të kushtonte vetëm 8 mln euro, jo 70 mln

Një ditë më pare, BERZH miratoi një fond 45 milionë euro për ndërtimin e 70 kilometrave rrugë në Shqipëri, mes të cilave edhe segmentin Vlorë-Orikum.
Ish deputeti demokrat i Vlorës, Agron Shehaj thotë se ky projekti i BERZH ka nxjerrë zbuluar kostot marramendëse të koncesionit të rrugës Orikum-Dukat.
“Sepse bëhet fjalë për të njëjtën rrugë,. segmentin e parë Vlorë-Orikum do ta bëje BERZH-i me 600 mijë euro për kilometër. segmentin e dytë nga Orikumi në dukat po e bën qeveria shqiptare me koncesion me kosto 5 milionë euro për kilometër”, shprehet Agron Shehaj, ish deputet i PD.
Rruga Vlorë dukat ndahet në dy segmente. Nga Vlora në Orikum ajo do të ndërtohet nga BERZH, ndërsa nga Orikumi në Dukat ndërtimi i është dhënë me koncesion kompanisë “Gjikuria”. Por diferencat në kosto, sipas ish deputetit demokrat janë të jashtëzakonshme.
“Nëse dhe segmenti i dytë do të ndërtohej njësoj sa i pari nuk do të kushtonte më shumë se 10 milionë euro”, shton më tej.
Por pse qytetarët po e paguajnë koncesionin e rrugës Orikum-Dukat 10 herë me shtrenjtë nga kostoja me të cilën BERZH po ndërton gjysmën tjetër të kësaj rruge.
“Kjo sigurisht nuk lidhet me paaftësinë, nuk është se qeveria nuk e di sa kushton një kilometër rrugë. ky është korrupsion kjo është e qartë”, shton Shehaj.
Sipas ish deputetit demokrat përmes koncesionit të Orikum dukat qytetarëve po u merren padrejtësisht të paktën 60 milionë euro.
“Ku shkojnë këto para. Është e qartë se ku shkojnë në xhepat e qeveritarëve”, shton më tej ai.
Koncesioni i Orikum dukat është pjesë e programit 1 miliardë euro të rindërtimit. ai ju dha kompanisë “Gjikuria” si ofertuesja e pakërkuar, por kostot gjigante të kësaj rruge kanë alarmuar fondin monetar ndërkombëtar dhe institucionet e tjera që mbikqyrin ekonominë shqiptare.

Leave a Reply

%d bloggers like this: