Kronika

Meta: Duartrokas punët e mira të qeverisë, por BB ka dhënë kredi dhe për shtete diktatoriale

Presidenti Ilir Meta ka folur për herë të parë në lidhje me konferencën e donatorëve, duke u shprehur se paratë e dhëna sot ishin për shqiptarët.

I ftuar në emisionin Open, Meta u ‘ngacmua’ nga drejtuesja e emisionit e cila e pyeti Presidentin nëse shuma prej 1.15 miliardë eurosh, është dhe sukses i kryeministrit Rama. Në përgjigje Meta u shpreh se ai është i gatshëm të duartrokasë dhe qeverinë për punët e mira që ka bërë, por ka kujtuar se borxhe si ato të akorduara sot nga Banka Botërore, i jepen edhe shteteve diktatoriale.

“Për çdo gjë të mirë që bën qeveria ka edhe përkrahjen time por transparenca u theksua fort dhe gjithë Shtetet e Bashkuara e dhanë fondin e tyre për të mbështetur transparencës. Jam gat të duartrokas kryeministrin dhe qeverinë për çdo punë të mirë që ka bërë. Unë kam kërkuar nga qeveria të marrë masa edhe para tërmetit.

Ajo që kam theksuar sot ka të bëjë me kapjen e të gjithë institucioneve. Zëri i Amerikës raportoi sot edhe për nivelin e korrupsionit që është thelluar krahasuar me vitet e mëparshme. Edhe për reformën në drejtësi janë dhënë 200 milion euro. Ku jemi? Kjo është shumë e rëndësishme. Banka Botërore jep kredi edhe për vendet diktatoriale. Mesazhet janë solidaritet për popullin shqiptar”, nënvizoi Presidenti.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button