Home / Arte / Muzike / Si “gruaja e bukur” në opera…

Si “gruaja e bukur” në opera…

OPERA-BOTE_2Thonë se kur sheh për herë të parë një opera, ose e dashuron, ose e urren përgjithmonë…

Ju kujtohet historia e dashurisë te filmi “Gruaja e bukur”? Ju kujtohen fustani i gjatë i kuq, flokët e mbledhur topuz dhe varësja, që i shkonte aq shumë për shtat elegancës së Julia Roberts, dhe rëndësia që i kushtohet kodit të veshjes në opera?

Nëse thua opera, ke nënkuptuar veshje klasike, fustane të gjata, kostume e xhaketa. Megjithatë, në vende të ndryshme të botës, jo gjithmonë është kaq e prerë.

Në Operan Metropolitan, në Nju Jork, nuk ka një kod veshjeje të përcaktuar. Njerëzit priren më shumë të vishen në mënyrë formale, në mbrëmje gala apo në inaugurime. Kohët e fundit, adhuruesit e operas zgjedhin të veshin më së shumti një veshje të rehatshme.

Në “La Scala” të Milanos, zotërinjtë këshillohen të veshin kostume të zeza për premierën, e në raste të tjera, xhaketa dhe kollarja do të ishin gjithmonë të përshtatshme për meshkujt. Në përgjithësi kërkohet gjithmonë, që veshja të jetë në përputhje me normat e etikës së veshjes në opera.

VIP-at i kushtojnë kohë gjetjes së veshjes së duhur kur shkojnë në opera, e ndoshta mund të thuhet se është një garë e hapur mes të pranishmeve, për të qenë gjithmonë më të pëlqyerit.

Princesha Mary dhe princi Frederik i Danimarkës duken shumë elegantë për premierën e operas në Kopenhagen. Camilla Belle, Hamish Bowles, Misha Barton, Austin Scarlett, Heather Graham, Diane Kruger dhe Pabal Gurung, Dan Stevens, Brooke Shields, e shumë të tjerë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: