Home / Kronika / Miratimi me konsensus i Reformës Zgjedhore primare për mazhorancën/ Në Kolegjin Zgjedhor gjyqtarë që e kanë kaluar Vetingun

Miratimi me konsensus i Reformës Zgjedhore primare për mazhorancën/ Në Kolegjin Zgjedhor gjyqtarë që e kanë kaluar Vetingun

“Dëshira jonë për të miratuar Reformën Zgjedhore me konsensus është primare për mazhorancën”, tha sot Bashkëkryetari i Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri, në një intervistë televizive.

Gjiknuri tha sot se opozita erdhi me idenë për të bojkotuar tavolinën, por qe qëndrimi jonë dhe fleksibiliteti me qëllim që diskutimi të vazhdonte.

Ai shtoi se ne krijuam një artificë juridike të pa përdorur ndonjëherë për Reformën Zgjedhore, ftuam të barabartë opozitën në tryezë edhe se nuk ka vota në Kuvend.

“Dëshira jonë për të miratuar Reformën Zgjedhore me konsensus është primare. Ne i kishim mundësitë që ta kalonim me votat tona më përpara, përkundrazi krijuan një artificë politike, madje  përtej gjithçka që nuk është bërë ndonjëherë në Reformën Zgjedhore jemi ulur të  barabartë me palë që nuk kanë vota në parlament dhe kjo është bërë me qëllim të mirë që të ketë konsensus për ligjin zgjedhor pasi nuk duam të lemë alibi nesër për zgjedhjet”, theksoi ai.

Në lidhje me deklaratë e Bashkëkryetares Hajdari për sistemit zgjedhor, Gjiknuri tha nuk e di pse u bënë ato deklarata sepse çështja e sistemit është në tavolinën e negociatave, po ashtu sot kanë bërë një ekspoze ekspertët juridik të ngarkuar nga komisioni ku kanë shpjeguar të gjithë projektet e sistemit të hedhura në tavolinë kërkojnë prekje të Kushtetutës dhe ne në deklaratë, në planin e punës por dhe në dokumentin që na udhëheq si grup negociator i Këshillit Politik ku dhe Hajdari ka nënshkruar, kemi thënë se për çështje të cilat kërkojnë ndryshime Kushtetute dhe kërkojnë debat më të gjerë mund të merret më shumë kohë dhe pikërisht këtë vendosëm sot. Le të vazhdojë debati i hapur për sistemi. Le të vazhdojë me pikat e tjera që janë më imediate që kanë të bëjnë me administrimin e  zgjedhjeve dhe mbushjen  e standarde, por çështja e sistemit është e rëndësishme, por është struktura kushtetuese dhe do diskutime nga të gjitha drejtimet”.

Në lidhje me depolitizimin e administratës zgjedhore,  Gjiknuri tha se , “qëndrimi i mazhorancës ka qenë reformë në administrim të zgjedhjeve nëpërmjet depolitizimit dhe departizimit që është një rekomandim i ODIH dhe e dyta çështja e Kolegjit Zgjedhorë, që është një parim kushtetues që gjyqtarët që të zgjidhen aty duhet të kenë kaluar Vetingun”.

“Kur themi administratë zgjedhore nuk duhet të kuptojmë punonjës shteti, sepse këtu spekulohet. Mekanizmi  që kemi gjetur është se çdo qytetarë i Republikës së Shqipërisë, përfshirë dhe punonjës të administratës dhe të gjithë zgjidhen me short për tu bërë pjesë e administratës zgjedhore”, tha ai.

Leave a Reply

%d bloggers like this: