Rajoni

Bullgari: Para pranimit në spital çdo pacient duhet të testohet për Covid-19

“Epidemia është pothuaj e frenuar, por situata mund të dalë jashtë kontrollit, në se njerëzit nuk kuptojnë se koronavirusi nuk ka ikur dhe se duhet të jenë të disiplinuar. Duhet të jemi të vëmendshëm, sepse shumica e rasteve vijnë nga vatra të caktuara të koronavirusit”, tha doktori Nikollaj Brënzallov, zv.kryetar i Bashkimit Bullgar të Mjekëve.

Sipas Brënzallovit çdo pacient, i cili hospitalizohet duhet të testohet për Covid-19. “Në se nuk veprojmë në këtë mënyrë spitalet shpejt do të kthehen në vatra të reja të virusit”.

Ndërkohë, prof. Todor Kantarxhiev, i cili është drejtor i Qendrës Kombëtare të Sëmundjeve Ngjitëse dhe Parazitare dhe anëtar i Shtabit Kombëtar për kundërvënien e koronavirusit e quajti situaten “tepër shqetësuese”,   Kjo më shqetëson në të vërtetëVatrat e sëmundjes u bënë shumë. Njerëzit infektohen sepse nuk respektojnë rregullat elementare  – të mos mblidhen shumë njerëz në vende të mbyllura. Kjo do të sjellë shumë pasoja negative. Sipas Kantarxhievit nuk është logjike të vendosim përsëri postblloqe në hyrjet dhe daljet e qyteteve të mëdha, apo të mbyllim njerëzit në shtëpi. Në të gjitha vendet e mbyllura rekomandoj mbajtjen e maskave, përdorimin e dezinfektuesve, respektimin e distancës fizike në ambientet e mbyllura, kujtoi profesori.

Ministri i shëndetësisë: Nuk është parashikuar zgjatja e situatës së jashtëzakonshme pas 30 qershorit

Në vend aktualisht s’ka situatë, në të cilën ministri i shëndetësisë të propozojë zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme epidemike pas 30 qershorit. Këtë e tha vetë ministri Kirill Ananiev në intervistë për radio “Darik”. Ai tha se edhe pas kësaj date në fuqi do të mbetet detyra për respektimin e rregullave kryesore kundër epidemisë – mbajtja e maskave në spitale, farmaci, transportin urban, dhe kërkesa që të përdoret jo më shumë se 50% prej kapacitetit të sallave teatrale dhe të koncerteve. Ananiev tha se Bullgaria është ndër vendet më pak të prekura – vetëm 5% prej popullsisë.

81 të infektuar të rinj prej 2371 testimeve për Covid-19

81 prej 2371 kampionëve të analizuar për 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë. Më shumë prej rasteve të reja janë në Sofje, tregojnë të dhënat e Sistemit Informativ Kombëtar. Deri tani të konfirmuarit me Covid-19 janë 3755, 1554 prej të cilëve janë në fazën aktive të sëmundjes. Në spitale po ndodhen 314 prej tyre, 17 janë në reparte të mjekimit intensiv. Ndër nëpunësit mjekësorë rastet e koronavirusit janë 341, 8 prej të cilëve janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit. Pacientët e vdekur me diagnozë koronavirus janë 193, 3 prej tyre gjatë ditës së fundit. Shifrat përkatëse për të shëruarit janë 2008 dhe 3.

Anuluan fluturimin e pare çartër me turistë për në Bullgari për këtë verë

Fluturimi i pare për këtë sezon me turistë të huaj, të cilët duhej të mbërrinin në Bullgari është anuluar. Këtë e ka bërë të ditur për bgtourism.bg përfaqësuesi i TEZ TOUR për Bullgarinë Beizat Tunali. Avioni duhej të zbriste në aeroportin e qytetit bregdetar Burgas me turistë nga Riga. Vendimi për anulimin e fluturimit është marrë në Letoni për shkak të numrit të madh të të infektuarve me koronavirus në Bullgarit gjatë ditëve të fundit.

Qiproja tashmë nuk kërkon na bullgarët dokument për testim për Covid-19

Pavarësisht nga rritja e numrit të të konfirmuarve me koronavrus në Bullgari, vendi ynë mbetet në grupin e parë të vendeve me rrezik të ulët për Qipron. Që nga e shtuna, 20 qershori, Qiproja tashmë nuk kërkon nga turistët bullgarë certifikatë me rezultat negativ prej testimit për Covid-19.

Papunësia për shkak të Covid-19 është më e lartë në bashkitë turistike

Ndikimi i krizës ekonomike mbi tregun e punës gjatë muajve të pandemisë është i ndryshëm në pjesët e ndryshme të vendit, tregon analiza e Institutit të Ekonomisë së Tregut. Regjionet ku dinamika e tregut të punës zakonisht është më e ulët, janë më pak të prekura. Për nga numri i të regjistruarve në zyrat e punësimit vendet e para zënë baskitë më të mëdha – Sofja, Varna, Plovdivi, Burgasi. Por sa i përket normës së papunësisë, rritja është më e lartë në bashkitë, ekonomia e të cilave varet nga turizmi. Për periudhën mars-maj ajo është 13,1% në vendpushimin malor Bansko dhe 12,5 në qytetin e tij fqinj – Razllog. E madhe është papunësia dhe në vendet e njohura me ujërat termale dhe llixhat – Hisarja, Velingrad, Pavell Banja dhe Sandanski.

Për shkak të koronavirusit tubimi i bullgarëtve nga e gjithë bota zhvillohet online

Në Verona të Italisë të shtunën filloi tubimi i parë dyditor virtual me titull “Në sheshin e Bullgarisë tjetër”. Arti folklorik bullgar transmetohet online në youtube.com, i prezantuar nga bullgarëт nga pikat e ndryshme të botës. Kjo është edicioni i parë online i kësaj iniciative, e cila organizohet që prej vitit 2015 e këtej, kur bullgarët për herë të parë mblodhën në Lion të Francës.

Ndeshja e pare e futbollit pas fillimit të pandemisë

Të shtunën në Sofje u zhvillua ndeshja e parë e kampionatit kombëtar të futbollit pas gjendjes së jashtëzakonshme ndërmjet skuadrave CSKA-Sofje dhe Levski. Policia shpalli se mbështetet në ndërgjegjen e tifozëve për respektimin e masave kundër epidemisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button