Ekonomia

Çelet gara për segmentim Milot-Fier, pjesë e Korridorit Blu, Rama: Do lidhi jugun e Kroacisë, Malin e Zi, Shqipërinë dhe Greqinë

Është çelur sot gara për projektin madhor të infrastrukturës kombëtare, Milot – Fier

Teksa prezantonte porjektin kryeministri Edi Rama është shprehur se aksi i ri Milot- Fierdo të jetë një lidhje shumë e rëndësishme mes jugut të Kroacisë, Malin e Zi, Shqipërinë dhe Greqinë.

Ky segment rrugor do të ketë një gjatësi prej 115 kilomentrash dhe sipas kryeministrit do të mund të përshkohet në 75 minuta.

“Një aks rrugor që edhe ky bën pjesë te ëndrrat, shpresat dhe premtimet e të gjitha viteve që kur premtimi u shfaq në hapësirën e pluralizmit.  E kemi shpallur ambicien tonë për korridorin blu dhe është vendosur në tryezën e procesit të Berlinit, është kthyer në prioritet më pas është bërë i mundur financimi për mbështetjen teknike, për fillimin e punës për këtë korridor, duke parë vit pas viti ngadalësinë e madhe dhe hendekun e madh mes çka në procesin e Berlinit është vendosur në tryezën politike, dhe çka burokracia europian ka sjellë si rezultat. 

Ne hodhëm një hap dhe bëmë atë që dhe vendet e tjera në rajon kanë bërë, duke mos pritur në pafundësi, por duke vepruar dhe në atë hap në zgjodhëm PPP si një mekanikën financimi për dy pjesë të këtij korridori të cilat kanë një rëndësi strategjike në vetëvete brenda aksit, Milot Balldren dhe Thumanë- Kasharit që janë sulmuar shumë dhe më pas në kushtet e një situatë të re të krijuar kur ne u angazhuam për paktin për universitetin e spostuar për Thumanë- Kasharit për krijimin e një hapësire të re fiskale të transformimit të kushteve të studentëve. 

Segmenti Milot- Balldren është ende në një proces kohor të paezauruar dhe kjo është edhe arsyeja se përse këtu flasim për segmentin, Milot – Fier me një formulë të re që nuk e ngarkon shtetin shqiptar sesa një garanci minimale trafiku, praktikë e njohur publikisht dhe botërisht ndërkohë që i gjithë financimi prej 1 mld e 200 mln euro do të bëhet nga fituesi i kësaj gare dhe do të kemi një aks të korridorit blu që lidh jugun e Kroacisë, Malin e Zi, Shqipërinë dhe Greqinë në unazën ku lëviz një pjesë e konsiderueshme e trafikut përgjatë sezonit turistik dhe ne jemi të shkëputur nga pikëpamja e ofertës dhe një segment ende i mbetur i pa kryer në Kroaci.

Do të ndodh një transformim kolosal në çdo aspekt. Mëse do të shohim bilancin e vdekje dhe plagosjeve në këtë segmet, Milot- Tiranë është bilanc lufte dhe përtej uljes së numrit të aksidenteve gjatë qeverisjes sonë, përsëri kemi një nivel të papranueshëm që përfundojmë me vdekje, kjo do jetë një rrugë e standardeve europiane dhe do të jetë një rrugë me pagesë dhe një aks që do të garantojë edhe qarkullimin pa pagesë, por me shpejtësi dhe kushte të ndryshme. 

Mjafton të them që me këtë investim nga Morina në Fier, do të shkohet për 3 orë dhe aksesi i të gjithë turistëve që vijnë nga Kosova në bregun e jonit, do vetëm që do të jetë më i shpejtë, por edhe shumë i sigurt, sikuese është edhe aksesi nga kufiri deri ku rruga e Kombit lidhet me pjesën tjetër të rrjeteti që me këtë ndërhyrje do të ngrihet në cilësi. 

Sot kemi rrugën e Kombit shërbim 24 orë gjatë gjithë vitet, sot kemi investime që vazhdojnë dhe faktet flasin për një rritje të sigurisë, ndërkohë që në këtë aks ne do të zgjidhim problemin e madh gjatë viteve të tranzicioni të një rruge kryesore automobilistike në një vend në mes të Europës. Trafiku kombëtar kalon sikur trafiku i makinave mespërmes të një fshati, nga dy anët e rrugës hyrje- dalje pa fund, një gjë e pashembull dhe e turpshme, për të gjithë ata që e kanë konceptuar dhe propaganduar si sukses, çdo investim në atë rrugë.”- tha Rama.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button