Kronika

Bullgaria dhuron 1500 pako humanitare për luftimin e pasojave të pandemisë COVID-19 në Shqipëri

Me këtë rast në bashkinë e Pogradecit dhe të Kukësit u organizuan ceremoni për shpërndarjen e tyre

Më 3 gusht në ceremonitë e zhvilluara në qytetet Pogradec dhe Kukës ambasadori i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Republikës së Bullgarisë në Republikën e Shqipërisë z. Momtchil Raytchevski iu dorëzoi kryetarëve të disa bashkive ndihmë humanitare për luftimin e pasojave të pandemisë COVID-19. Ndihma është siguruar me vendim të Këshillit të Ministrave të Republikës së Bullgarisë me iniciativë të zëvendëskryeministres dhe ministre të jashtme znj. Ekaterina Zaharieva.

Ndihma përmbante 1500 pako individuale me ushqime dhe materiale higjenikë të cilat iu dorëzuan familjeve nevojtare në bashkitë Pogradec, Pustec, Librazhd, Përrenjas dhe Kukës, si edhe për fëmijë të diagnostikuar me autizëm në Elbasan.

Ne ceremonite e zhvilluara Ambasadori Raytchevski tha se kjo është një shenjë solidariteti që shteti Bullgar bën me vendin tonë dhe Bashkitë që janë përfshirë në qarkun e Korçës, Elbasanit dhe Kukësit ku ndimat janë vetëm për Pogradecin, Pustecin, Librazhdin,  Përrenjasin dhe Kukesin. Në këto ceremoni kanë marrë pjesë drejtues të pushtetit lokal si kryetari i Bashkisë Pogradec zoti Ilir Xhakolli, kryetari i Bashkisë Kukës zoti Safet Gjici, etj. të cilët shprehën mirënjohjen e tyre në lidhje me solidaritetin e treguar nga shteti Bullgar.

Ndihma humanitare është pjesë e politikës së vazhdueshme të Bullgarisë në mbështetje të vendeve të Ballkanit Perëndimor, në kuadrin e pjesëmarrjes së Bullgarisë në bashkëpunimin ndërkombëtare për zhvillim.

Ndërkohë, nga Pogradeci, ambasadori i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Republikës së Bullgarisë në Republikën e Shqipërisë z. Momtchil Raytchevski iu është përgjigjur interesit të medias edhe rreth procesit të integrimit të Shqipërisë në BE, ku sipas tij tashme detyrat dhe agjenda është e qartë dhe duhet vetëm punë për t’i arritur ashtu siç shprehu edhe vlerësimin e tij në lidhje me frymën e dialogut mes palëve për reformën zgjedhore.

Ai deklaroi se “Rendi i  ditës është i qartë, rruga po ashtu. Tani jemi tek çështjet teknike, të cilat do të zgjidhen ashtu si ndodhi me Bullgarinë apo Kroacinë. Hapi i madh është bërë dhe po shkohet drejt rezultateve konkrete”. Pyetjes, sa do ndikojë procesin e integrimit, thellimi i krizës politike, si pasojë e miratimit pa konsensus të ndryshimeve kushtetuese, diplomati bullgar i dha këtë përgjigje: “Ne po flasim për procese politike që po zhvillohen, le të mos bëjmë konkluzione. Çdo shtet duhet të ketë një dialog të brendshëm, ne shohim që dialogu po funksionon dhe pjese e këtij dialogu ishte edhe marrëveshja e 5 qershorit. Unë besoj që partitë politike në Shqipëri në fund do arrijnë një vendim që do jetë në dobi të popullit”.

Duke u rikthyer te ndihmat duhet theksuar se para dy muajve, më 20 maj Bullgaria dorëzoi 300 kostume mbrojtëse për përdorim të shumëhershëm, syza dhe helmete mbrojtëse për personelin mjekësor në vijën e parë në luftën kundër COVID-19 në Republikën e Shqipërisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button