Home / Kronika / Vëllezërit pranojnë vrasjen e taksistit në Fushë Prezë: Na ngacmonte të afërmen, i kërkuam të hiqte dorë, por…

Vëllezërit pranojnë vrasjen e taksistit në Fushë Prezë: Na ngacmonte të afërmen, i kërkuam të hiqte dorë, por…

Vëllezërit Sajmir dhe Arsil Shera, të arrestuar në Tiranë për vrasjen e taksistit 71-vjeçar Abdulla Budlla, kanë pranuar para uniformave blu se kanë vrarë taksistin 71-vjeçar Abdulla Budlla, në Fushë Prezë. Ngjarja tragjike ndodhi pasditen e të hënës, ku vëllezërit vranë me kallashnikov taksistin, trupi i pajetë i të cilit u gjet pak metra larg mjetit të tij.

Mesohet se dy vëllezërit kanë deklaruar në polici se janë përpjekur të zgjidhnin konfliktin me Budllën, duke folur me të.

Vëllezërit kanë pohuar se kanë pasur një konflikt fizik me të moshuarin pak kohë më parë, ku i kanë kërkuar të hiqte dorë nga e afërmja e tyre, por sipas tyre, ai kishte vazhduar veprimmet e pahijshme dhe kjo i ka detyruar të ndërmarrin aktin ekstrem.

Siç raporton policia, njëri prej vëllezërve, 32-vjeçari Sajmir Shera, ka qenë i dënuar më parë, ndërkohë që iu është sekuestruar edhe mjeti me të cilin kanë kryer krimin

Leave a Reply

%d bloggers like this: