Home / Sporti / Liga e Kampioneve, Tirana do të përballet me Dinamon e Tbilisit

Liga e Kampioneve, Tirana do të përballet me Dinamon e Tbilisit

Tirana është njohur me kundërshtarin, me të cilin do të përballet në turin e parë të Ligës së Kampioneve. Shorti i hedhur të dielën në Nion të Zvicrës, ka vënë përballë kampionëve të Shqipërisë, Dinamon e Tbilisit. Për shkak të situatës së vështirë globale, nga koronavirusi, skuadrat do të luajnë vetëm një ndeshje. 25 herë kampionët e Shqipërisë do të luajnë në gjeorgji, për shkak se, sipas rregullores, Dinamo u shortua e para. Bardheblutë mund të quhen disi me fat, pasi evituan përballje me kundërshtarë më të fortë si: Astana, Qarabak dhe Maccabi Tel-Aviv. Në rast kualifikimi, Tirana kalon në turin e dytë të Ligës së kampioneve, në të kundërt, do të kalojë në Ligën e evropës për të luajtur aty, në turin e dytë. Ndeshjet e raundit të parë kualifikues të Ligës së Kampioneve do të luhen në 18 ose 19 gusht. Në rast se ndeshja përfundon në barazim do të luhen 30 minutash shtesë. Nëse sërish rezultati nuk ndryshon atëherë do të kalohet në gjuajtjet e 11 metërshave.

Leave a Reply

%d bloggers like this: