Home / Rajoni / Maqedonia / Zaev prezanton programin qeveritar: Do të vazhdojmë me Marrëveshjen Kornizë të Ohrit, e cila është baza e bashkëjetesës ndëretnike

Zaev prezanton programin qeveritar: Do të vazhdojmë me Marrëveshjen Kornizë të Ohrit, e cila është baza e bashkëjetesës ndëretnike

Kabineti i ri qeveritar të përbëhet nga 19 ministra. Ministër për Sistem politik u propozua Artan Grubi, Ministre e mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska, Ministre e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska, Ministër i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, Ministër i financave Famir Besimi, Ministër i Brendshëm Oliver Spasovski, Ministër i Drejtësisë Bojan Maricic, Ministër i Bujqësisë Arijanit Hoxha, Ministër i Transportit Bllagoj Boçvarski. Venko Filipce do të vazhdojë të udhëheq me Ministrinë e Shëndetësisë, Jagoda Shahpanska do të udhëheq me Ministrinë e punës dhe politikës sociale, Goran Mileski do të udhëheq me ministrinë e Pushtetit lokal, Lupço Nikolovski si zëvendëskryeministër për Luftën kundër Korrupsionit, Fatmir Bytyqi, zëvendëskryeministër për Ekonomi, Nikolla Dimitrov zëvendëskryeministër për çështjet Evropiane. Kreshnik Bekteshi edhe në këtë përbërje të re do të udhëheq me ekonominë, Naser Nuredini me dikasterin e ekologjisë, Jeton Shaqiri ministër i administratës si dhe Irena Stefoska ministre e Kulturës. Zaev një ditë më para paralajmëroi se pas formimit të qeverisë do të pësojë edhe emërimi i Zv.ministrave

Leave a Reply

%d bloggers like this: