Home / Ekonomia / Zotëroni një llogari financiare/ Tatimet: Detyrim plotësimi i formularit të vetëdeklarimit

Zotëroni një llogari financiare/ Tatimet: Detyrim plotësimi i formularit të vetëdeklarimit

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve u kërkon të gjithë individëve dhe tatimpaguesve të cilët zotërojnë një llogari financiare, të bashkëpunojnë me institucionet financiare përkatëse për plotësimin e formularit të vetëdeklarimit, të kërkuar nga këto institucione, sipas afateve të përcaktuara nga secila prej këtyre institucioneve.

Mosdhënia e informacionit nga çdo mbajtës i llogarive të raportueshme apo person tjetër përgjegjës, konsiderohet kundërvajtje administrative dhe penalizohet.

Ligji për shkëmbimin automatik të informacionit të llogarive financiare i hap rrugë shkëmbimit të informacioneve mbi llogaritë “off shore” duke përfshirë bilancet e llogarive dhe ato të pronësisë.

Kjo nismë ligjore vjen si detyrim i Shqipërisë për përafrimin e legjislacionit me atë të BE-së, por edhe në luftë kundër evazionit fiskal dhe parandalimit të pastrimit të parave.

Sistemi i këmbimit automatik të informacionit do të rrisë të ardhurat, do të evitojë shmangien dhe evazionin fiskal, do të ofrojë kontroll më të mirë të marrëveshjeve të taksimit të dyfishtë, verifikim të të ardhurave të tatimpaguesve, etj.

Leave a Reply

%d bloggers like this: