Home / Ekonomia / Ndërtimi i tunelit të Llogorasë/ 2 kompani ndërkombëtare në garë, nesër shpallet fituesi

Ndërtimi i tunelit të Llogorasë/ 2 kompani ndërkombëtare në garë, nesër shpallet fituesi

U zhvillua faza përmbyllëse e vlerësimeve teknike për projektin inxhinierik të Tunelit të Llogorasë sot në Tiranë, ndërsa u prezantuan nga dy kompanitë e konsorciumit metodologjitë e punës dhe zgjidhjet teknike që do të ofrojnë kompanitë e kualifikuara.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku u shpreh se “janë impresionuese dhe shumë të rëndësishme të dy projektet e paraqitura. Nga 7 kompani në garë kanë kaluar këto dy konsorciume që kanë një eksperiencë të gjatë në fushën e ndërtimit të tuneleve dhe janë të interesuara për të ndërtuar në Shqipëri”.

“Këto kompani janë me eksperiencë shumë të gjatë dhe fakti që janë të interesuar për të prodhuar një vepër një Shqipëri dhe që siç e pamë tek prezantimi i dytë konsiderohet një tunel i rëndësishëm dhe një nga më të mëdhenjtë në Europë, është diçka që ne na bën krenarë”- tha ministrja.

Balluku u shpreh se, “siguria rrugore është shumë e rëndësishme për ne dhe tek të dy prezantimet ishte diçka që u nënvizua por edhe eficensa e kostos së këtij projekti është shumë e rëndësishme dhe unë shpresoj që kur juria të kalojë në një diskutim bashkë me ju, më të detajuar për sa i përket projektit të merret parasysh edhe eficenca e kostos, pasi ne duhet të garantojmë sigurinë rrugore, por përmes një investimi i cili të jetë sa më eficent”.

“Padyshim edhe zgjidhjet arkitekturore, duke qenë se ajo është një zonë shumë e rëndësishme për ne, zona e Llogorasë, nuk kërkojmë thjeshtë një zgjidhje infrastrukturore por edhe një zgjidhje interesante arkitekturore, duke qenë se Llogoraja është një nga pikat tona më të rëndësishme turistike dhe për vetë faktin çfarë përfaqëson që është një Park Kombëtar i Mbrojtur i turizmit malor, gjë të cilën e kanë parasysh edhe dy kompanitë, por gjithashtu është dhe pjesa hyrëse për pjesën më të bukur të Shqipërisë që është pjesa e Jugut”- tha ministrja.

“Ju falenderoj për punën e bëtë dhe i kërkoj jurisë të vazhdojë punën dhe shpresoj të dilni në rezultate sa më shpejtë. Kushdo që të jetë fituesi dhe ne na duhet të nisim sa më parë brenda këtij viti procesin e tenderit të tunelit të Llogorasë që do të bëhet me fonde nga buxheti shtetit sigurisht duke iu drejtuar edhe partnerëve ndërkombëtar dhe koha për ne është shumë e rëndësishme për përmbushjen me sukses të këtij investimi”- tha Balluku.

Leave a Reply

%d bloggers like this: