Home / Sporti / Champions League/ Barça fiton bindshëm, por Pique humb Juven, “princat” zhgënjejnë ndaj Man. United

Champions League/ Barça fiton bindshëm, por Pique humb Juven, “princat” zhgënjejnë ndaj Man. United

Më pas ishte Ansu Fati që dyfishoi shifrat, ndërsa në fillim të pjesës së dytë talenti spanjoll asistoi për Coutinhon dhe braziliani çoi shifrat në 3-0. Në minutën e 68′ Pique shkaktoi një penallti dhe arbitri e ndëshkoi me karton të kuq, duke bërë që mbrojtësi tē humbë sfidën e javës së ardhshme ndaj Juventusit në Torino.

Kharatin ekzekutoi saktë penalltinë dhe shënoi golin e vetëm të Ferencvarosh, para se Pedri e Dembele të shënonin edhe dy herë të tjera për Barcelonën, që me këtë sukses ngjitet në krye të grupit.

Lazio u rikthye në Ligën e Kampionëve dhe e nisi mjaft mirë fazën e grupeve, pasi ia doli të triumfojë me rezultatin 3-1 ndaj gjermanëve të Borussias së Dortmundit.

Ciro Immobile hapi serinë e golave për bardhekaltrit e Inzaghit, me këtë të fundit që kishte rikuperuar shumicën e futbollistëve të dëmtuar, ndërsa më pas ishte Hitz që shënoi autogol dhe dyfishoi avantazhin e italianëve.

Verdhezinjtë rihapën takimin me të zakonshmin Erling Haaland në minutën e 71-të, por më pas ishte Akpa-Akpro qē vulosi suksesin e Lazios, falē një asisti tē Immobiles. Vlen të theksohet se debutuan në Ligën e Kampionëve edhe Thomas Strakosha, qe ishte titullar si zakonisht, e Vedat Muriqi që u aktivizua në minutën e 67′.

Zhgënjen në ndeshjen e parë në grup edhe finalisti i edicionit të kaluar, Paris Saint Germain, që u mposht 1-2 në shtëpi nga Manchester United, në njē ndeshje ku “princat” si Neymar e Mbappe nuk arritën të lënë gjurmë.

Bruno Fernandez shënoi me penallti golin e avantazhit për “djajtë e kuq” në minutën e 23-të, ndërsa në pjesën e dytë bënë sërish gjithçka djemtë e Solskjaer që barazuan me autogolin e Martial dhe morën avantazhin me anë të Marcus Rashford.

Në sfidat e tjera Chelsea nuk shkoi përtej një barazimi pa gola nē transfertën andaluziane ndaj Sevillas, Leipzig mposhti 2-0 turqit e Basaksehir dhe Rennes e Krasnodar ndanë nga një pikë falë barazimit 1-1.

Leave a Reply

%d bloggers like this: