Home / Ekonomia / Aksi Qukës-Qafë Plloçë po merr formë, Rama publikon pamje nga ura spektakolare

Aksi Qukës-Qafë Plloçë po merr formë, Rama publikon pamje nga ura spektakolare

Kryeministri Edi Rama, ka publikuar disa foto nga punimet që po bëhen në lotin e 2-të në aksin Qukës-Qafë Plloçë.

“Ja edhe ura spektakolare, që bashkë me disa ura të tjera po merr formë përfundimtare në aksin Qukës – Qafë Plloçë”, shprehet Kreu i Ekzekutivit krahas fotove ku punimet vijojnë pa u ndalur në këtë aks të rëndësishëm.

Aktualisht kanë përfunduar gjithë punimet civile në tunelet 1, 2 dhe në tunelin 3 të daljes së emergjencës, përfshirë edhe lyerjen e tyre si dhe po punohet me ndërtimin e shtresave të stabilizantit, me qëllim asfaltimin e shpejtë të tuneleve dhe pjesës midis tyre.

Projekti i rrugës Qukës-Qafë-Plloçë është pjesë e Korridorit VIII, Tiranë-Korçë. Kjo rrugë, me rëndësi të veçantë për zhvillimin e vendit, bashkon Korçën dhe Tiranën, duke lidhur motorin kryesor të zhvillimit të vendit me polin lindor zhvillimor të saj.

Përfundimi i rrugës Qukës-Qafë Plloçë do i japë zhvillim më të madh jo vetëm këtij fshati por gjithë Mokrës, që spikat për natyrën me reliev piktoresk, mjaft atraktive për zhvillimin e agroturizmit dhe sporteve të natyrës.

Rruga mundëson lidhjen e bizneseve dhe prodhuesve në zonat e Korçës, Pogradecit, Librazhdit dhe Elbasanit me tregjet e tjera kryesore të vendit por zgjon gjithashtu potencialet për investime në agroturizëm.

Korridori rrugor do të shërbejë si një by-pass për qytetin e Pogradecit, duke forcuar potencialin turistik të tij, si një nga qendrat turistike të Shqipërisë juglindore.

Projekti i kësaj rruge, me rëndësi të veçantë për zhvillimin e vendit, është rikonceptuar tërësisht nga e para, me fokus ndërtimin e segmenteve rrugore që lidhin aksin nacional me fshatrat.

Leave a Reply

%d bloggers like this: