Ekonomia

Paga minimale, biznesi: S’na pyetën/ PS premton rritjen në 40 mijë lekë, ndërsa PD në 36 mijë lekë

Nëse ndodh rotacioni politik dhe Partia Demokratike vjen në pushtet asnjë pagë nuk do të jetë nën 36 mijë lekë. Por, nëse Partia Socialiste fiton sërish zgjedhjet paga minimale do të shkojë në 40 mijë lekë.
Kjo rritje sigurisht që favorizon dhjetëra mijë punonjës të fasonerive në Shqipëri, por nga ana tjetër nuk është e pëlqueshme për biznesin.

Përfaqësuesi i industrisë fason Florian Zekja, deklaron se një masë e tillë nuk është konsultuar nga asnjëra palë dhe do të rrisë ndjeshëm kostot për biznesin.”

“Pretendojnë të rrisin pagat minimale në një mënyrë artificiale që nuk justifikon fare as situatën, as tregun. Biznesi fason 80% të shpenzimeve i ka për paga dhe kontribute. Si do jetë kompensimi për këtë rritje artificial të pagave. Ne do jemi jashtë tregut ballkanas dhe shumë biznese do shohin alternative të tjera për ta vazhduar këtë aktivitet” Florian Zekja, përfaqësues i industrisë fason.

Sipas tij, zbatimi i kësaj mase nga cilado forcë politike do të ndikojë edhe në punësim pasi kjo do të detyrojë kompanitë të marrin më pak punonjës për të reduktuar shpenzimet.

“Përveç investimeve që nuk do arrijmë të bëjmë, e njëjta gjë do të jetë edhe me punonjësit e rinj. Në nuk do mund të marrim absolutisht punëtorë të rinj, por do ndodhë e kundërta. Ne do seleksionojmë, do fillojmë të shkurtojmë vendet e punës për ata punëtorë të cilët kanë rendimentin më të ulët. Kjo pjesë e shkurtimeve do jetë për pjesën e punëtorisë më vulnerabël, ata që janë më në nevojë” Florian Zekja, përfaqësues i industrisë fason.

Aktualisht paga minimale në vend është 30 mijë lekë dhe rritja e saj me 4 mijë lekë hyri në fuqi më 1 janar të këtij viti. Referuar të dhënave të Tatimeve, në total janë mbi 251.5 mijë individë të deklaruar që u prekën nga ky ndryshim.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button