Ekonomia

Jaka: Biznesi ynë duhet të jetë pjesë e tregut global

DSC_0114-1-523x350Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, Nikolin Jaka dhe drejtori i Përgjithshëm i Akreditimit, Armond Halebi, nënshkruan sot marrëveshjen e bashkëpunimit mes këtyre dy institucioneve.
Bazuar në këtë marrëveshje, Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit do të mbështesë biznesin me informacione mbi çertifikimin, testimin, inspektimin dhe akreditimin, si dhe për çështje që kanë të bëjnë me barrierat teknike në tregëti dhe rolin që luan akreditimi në lehtësimin e këtyre barrierave.
Biznesve që shpesh përballen me problematikat në përzgjedhjen e çertifikimit dhe organizmave që duhet ta kryejnë atë, Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit shpreh angazhimin e saj që nëpërmjet Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, të informojë dhe ndihmojë në përzgjedhjen e organizmit të duhur.
Për këtë, do ju kërkohet bizneseve që para se të vendosin të çertifikojnë bizneset e tyre të kontaktojnë me Dhomën e Tregtisë dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Akreditimit në mënyrë që të shmangin çertifikimin nga kompani të paakredituara, e cila sjell dhe mosnjohje të çertifikatave që këto të fundit lëshojnë.
Gjithashtu DPA për çështje që kanë të bëjnë me akreditimin do të ofrojë trajnime dhe seminare, me qëllim informimin e biznesit për të gjithë problematikat që lidhen me këtë fushë.
Kryetari i Dhomës së Tregtisë Tiranë, Jaka u shpreh pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje se sa e rëndësishme është që biznesi shqiptar të jetë pjesë e tregut europian dhe global dhe se çertifikimi i produktit shqiptar është shumë i rëndësishëm për të qenë pjesë e këtij tregu.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit nënshkruajnë marrëvëshje bashkëpunimi

Nga ana e tij, drejtori i Akreditimit, Halebi u shpreh se tek kjo drejtori,  biznesi do të marrë të gjithë informacionin e duhur dhe suportin për të qenë në nivel më vendet e tjera të BE-së.

Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit është organizmi i vetëm kombëtar shqiptar që kryen aktivitetin e akreditimit të organeve të vlerësimit të konformitetit (laboratorëve testues/mjekësorë/kalibrues, organizmave çertifikues/inspektues) në sferën e detyruar dhe atë vullnetare. Veprimtaria e akreditimit në Republikën e Shqipërisë bazohet në legjislacionin në fuqi, në standardet ndërkombëtare për fushën e akreditimit dhe në dokumente të tjera, të nxjerra nga organizmat europianë dhe ndërkombëtarë të akreditimit. Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit ka përgjegjësi të këshillojë administratën shtetëror, biznesin dhe çdo palë të interesuar, për çështje që lidhen me akreditimin dhe vlerësime të tjera të kompetencës teknike, për kryerjen e procedurave të vlerësimit të përputhjes me standardet dhe rregullat teknike si dhe të bashkëpunojë me çdo institucion të interesuar për çështjet e akreditimit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button