Home / Ekonomia / Nga 7 maji Swiss Edelweiss rinis fluturimin direkt nga Zyrihu në Tiranë

Nga 7 maji Swiss Edelweiss rinis fluturimin direkt nga Zyrihu në Tiranë

Duke filluar nga 7 maj 2021 Swiss Edelweiss rinis fluturimin direkt nga Zyrih në Tiranë dhe kthim me operim një herë në javë, të premteve.

Lajmi u bë i ditur nga Tirana Airport Partners. Sipas TIA-s, pritet të rifillojnë dy herë fluturimet në javë nga qershori gjatë gjithë sezonit të verës.

“Më tej, që nga qershori Lufthansa Group do të rrisë frekuencat e fluturimeve për në Vjenë, Frankfurt, Zyrih dhe Mynih duke ofruar një gamë të gjerë të lidhjeve me Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës dhe duke rritur sasinë e destinacioneve të ofruara për / nga Shqipëria në të gjithë botën”, bën të ditur TIA.

TIA u kërkon pasagjerëve të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi dhe shtetet pritëse për rregullat e karantinës dhe të respektojnë protokollet e higjienës. Maskat janë të detyrueshme.

“Lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian, nënshtetasit EU dhe qytetarët që plotësojnë kushtet e udhëtimit, sipas vendeve pritëse”, thekson TIA.

Leave a Reply

%d bloggers like this: