Ekonomia

Moneyval: Shqipëria s’ka bërë përmirësim kundër pastrimit të parave, risku nga asetet virtuale e kazinotë

Shqipëria nuk ka bërë ndonjë përmirësim të dukshëm kundër pastrimit të parave. Në këtë përfundim ka dalë Moneyval, në raportin e dytë të rishikimit pas Vlerësimit të Përbashkët që bëri në vitin 2018, kur la edhe një sërë detyrash për vendin tonë.

Raporti i ri i rishikimit ka marrë një nga një të gjithë mangësitë teknike të identifikuara më herët dhe avancimin që ka bërë vendi ynë për t’i përmirësuar. Rishikim i vlerësimit është bërë vetëm për rekomandimin 7, pasi nuk kishte kuadër ligjor ligjor dhe institucional në lidhje me parandalimin dhe ndërprerjen e përhapjes së armëve të shkatërrimit në masë dhe financimit të tyre. Kjo është e vetmja pikë me përmirësim.

Në rekomandimin 25 nuk ka asnjë rishikim të vlerësimit duke e lënë atë njëlloj si në raportin fillestar, pasi nuk ka asnjë përmirësim. Ky rekomandim lidhet me faktin që administratoret nuk ishin të detyruar të mbanin informacion mbi të gjitha palët që hynin në një marrëdhënie biznesi. Po kështu sipas kuadrit informacioni në dispozicion të autoriteteve vendase dhe të huaja kufizohen nga deficenca ligjore që nuk e kërkonin në mënyre të qartë. Përveç kësaj, administratorëve të besuar nuk u kërkohej në mënyrë të qartë që ta zbulonin statusin e tyre kur formonin një marrëdhënie biznesi ose kur kryenin një transaksion mbi pragun. Po kështu nuk kishte sanksione dhe autoriteteve u mungonin kompetencat për të kërkuar informacion që mbahej nga administratorët për palët e tjera.

Në rekomandimin 26 sërish nuk ka asnjë rivlerësim pasi edhe në këtë rast bëhet fjalë për deficenca që lidhen me kërkesat për aksionerët dhe administratorët. Kishte disa hendeqe në rregullim dhe mbikëqyrje që nuk ishin  në një linjë me standardet ndërkombëtare. Edhe frekuenca dhe intensiteti i mbikëqyrjes i Bankës ë Shqipërisë nuk ishte i ndërlidhur me standardet kundër pastrimit të parave. BSH nuk kishte aplikuar akoma vlerësim të zgjeruar të rrezikut të pastrimit të parave dhe luftës kundër terrorizimit. Autoritetet shqiptare kanë bërë të ditur se një pjesë e kërkesave që ishin parashikuar edhe për vlerësime nëpër subjekte nuk kanë realizuar për shkak të situatës së COVID-19. Në përgjithësi, Shqipëria ka korrigjuar mungesën që kishte sa i takon rishikimit të vlerësimit të  profilit të rrezikut për pastrim parash dhe financim terrorizimi ose kur  ka ngjarje ose zhvillime të mëdha në menaxhimin dhe funksionimin e institucioneve financiare.

Në rekomandimin 28 që lidhet me kërkesa të përshtatshme për kazinotë nuk është shprehimisht e qartë lidhja kriminale. Nuk kishte kërkesa të detajuara për licencimin për kumarin online. Ka disa masa të kufizuara për të parandaluar kriminalët apo ata që kanë lidhje me ta që të kontrollojnë apo menaxhojnë biznese jo financiare. Në këtë aspekt janë bërë shumë pak përmirësime çka bëjnë që rekomandimi të mos ketë rivlerësim për përmirësim por të mbetet aty ku ishte.

Rekomandimi 15 lidhet me asetet virtuale. Shqipëria në këtë aspekt sipas raportit ka hedhur disa hapa për të adresuar kërkesat si dhe la bërë një vlerësim riskunë shtator 2020 me një sërë autoritetesh të përfshira. Por informacioni nuk ka ndonjë të dhënë domethënëse mbi rrezikun apo dobësitë sa i takon aseteve virtuale edhe pse ende nuk ka asnjë të regjistruar. Autoritetet nuk kanë dhënë asnjë shpjegim për masat e mara për të adresuar risqet.

“Në përgjithësi, Shqipëria ka bërë një progres në adresimin e mangësive teknike të identifikuara në Rraportin e 5-të vlerësimit të përbashkët dhe ka marrë rivlerësim në në Rekomandimin 7 .

Masat e marra nga autoritetet shqiptare në lidhje me asetet virtuale dhe dhe Ofruesit e Shërbimit të Aseteve Virtuale nuk janë në përputhje të mjaftueshme me kërkesat e rishikuara të R.15. Prandaj, Shqipëria është rivlerësuar si PC (vlerësuar si LC në Gjermani) 2018 MER).  Janë hedhur hapa të kufizuar për të përmirësuar pajtueshmërinë me rekomandimet e tjera, por boshllëqet mbeten. Shqipëria inkurajohet të vazhdojë përpjekjet e saj për të adresuar mangësitë e mbetura. Ajo do të mbetet monitorim për të përmirësuar këtë dhe do të vazhdojë të raportojë në MONEYVAL mbi progresin për të forcuar zbatimin e masave në kundër pastrimit të parave dhe luftës ndaj terrorizimit. Shqipëria pritet të raportojë përsëri tek Plenarja brenda një viti”, thuhet në raport.

Moneyval është një mekanizëm i Komisionit Europian që bën vlerësimin e riskut të pastrimit të parave. Ky institucion vuri Shqipërinë në ndjekje të zgjeruar në vitin 2018.

Por çfarë është në fakt një ndjekje apo monitorim i zgjeruar? Në sistemin e Moneyval “enhanced follow up – ndjekje e zgjeruar” shpjegohet si një nga tre procedurat  që vlerësojnë masat e marra nga autoritetet sipas standardeve dhe rekomandimeve të Task Forcës për Vlerësim Financiar(FAFT)  kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizimit.

“Territoret apo shtetet mund të vihen nën ndjekje të zgjeruar në rast se identifikohet papajtueshmëri serioze me standardet apo ku shtete apo territore nuk kanë marrë masa të kënaqshme për të dalë jashtë sistemit 5 vjeçar të vlerësimit të rregullt pas miratimit të raportit. Hapa të ndryshëm mund të aplikohen nën monitorimin e zgjeruar siç mund të jetë aplikimi i një prej hapave të “Procedurës së Pajtueshmërisë”, një plan veprimi që mund të zhvillohet dhe nxjerr në pah dobësitë mund të vijojë vlerësimi për raundin në vijim ose masa të tjera pajtueshmëria mund të aplikohen nëse e gjykon me vend Komisioni Europian.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button