Ekonomia

Rruga Kardhiq–Delvinë/ Në tunelin e Skërficës, kryhet pjesa më e vështirë e punës

Po vijon me intensitet dhe pa u ndalur puna, për ndërtimin e rrugës Kardhiq–Delvinë, 16 km e gjatë në jug të vendit, një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore, me impakt pozitiv në ekonominë dhe turizmin e vendit.
Deputeti i PS-së për qarkun e Vlorës, Alket Hysenaj ka publikuar pamje filmike nga ky aks rrugor, duke u ndalur në pamjen e tunelit të Skërficës, ku tashmë është kryer pjesa më e vështirë e punës.
“Përveç dy segmenteve që të çojnë tek tuneli, është përfunduar shpimi i gjysmës së tij, 400 metra nga krahu i Delvinës dhe 200 metra nga drejtimi i Kardhiqit”- shprehet Hyseni, teksa shtron pyetjen retorike, “Si thoni, do kalojmë këtë vit apo jo?”.
Ky aks është cilësuar një nga rrugët më prioritare ekonomike-turistike të vendit, që shkurton me 3 orë kohë nga Tirana në Sarandë, duke i dhënë një hov të mëtejshëm zhvillimit multidimensional të zonës dhe vendit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button