Rajoni

Bullgari: Doli lista e kompanive që bien nën sanksionet e SHBA-s

Ministria e Financave e Bullarisë bëri public një listë me 34 kompani që janë përfshirë brenda fushës së sanksioneve të vendosura javën e kaluar nga Zyra e Kontrollit të Pasurive të Huaja (OFAC) të Departamentit të Thesarit të SHBA ndaj personave fizikë dhe juridikë bullgarë sipas Ligjit Magnitski.

Kompanitë janë të lidhura me biznesmenët e sanksionuar nga Uashingtoni Vasill Bozhkov dhe Deljan Peevski. 18 kompani janë të regjistruara në Bullgari, por disa prej tyre janë të fshira tashmë. Kompanitë e tjera janë në vendet e BE-së dhe në zona ofshore. Emri i Deljan Peevski gjithashtu shfaqet në një kompani të regjistruar në SHBA. Lista nuk përfshin kompani të lidhura me shtetasin e tretë bullgar të sanksionuar nga Ligji Magnitski-Ilko Zheljazkov, njofton radio Bullgaria.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button