🌤️
Tiranë 18°C · Kryesisht kthjellët 23 April 2026
S&P 500 7,141 ▲0.04%
DOW 49,498 ▲0.02%
NASDAQ 24,612 ▼0.18%
NAFTA 93.34 ▲0.41%
ARI 4,750 ▼0.07%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1724 EUR/GBP 0.8677 EUR/CHF 0.9182 EUR/ALL 95.5421 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3624 EUR/TRY 52.6714 EUR/JPY 186.80 EUR/CAD 1.6011 EUR/USD 1.1724 EUR/GBP 0.8677 EUR/CHF 0.9182 EUR/ALL 95.5421 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3624 EUR/TRY 52.6714 EUR/JPY 186.80 EUR/CAD 1.6011
₿ CRYPTO
BTC $78,101 ▼ -1.05% ETH $2,334 ▼ -2.79% XRP $1.4287 ▼ -1.9% SOL $86.1300 ▼ -2.93%
S&P 500 7,141 ▲0.04 % DOW 49,498 ▲0.02 % NASDAQ 24,612 ▼0.18 % NAFTA 93.34 ▲0.41 % ARI 4,750 ▼0.07 % S&P 500 7,141 ▲0.04 % DOW 49,498 ▲0.02 % NASDAQ 24,612 ▼0.18 % NAFTA 93.34 ▲0.41 % ARI 4,750 ▼0.07 %
EUR/USD 1.1724 EUR/GBP 0.8677 EUR/CHF 0.9182 EUR/ALL 95.5421 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3624 EUR/TRY 52.6714 EUR/JPY 186.80 EUR/CAD 1.6011 EUR/USD 1.1724 EUR/GBP 0.8677 EUR/CHF 0.9182 EUR/ALL 95.5421 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3624 EUR/TRY 52.6714 EUR/JPY 186.80 EUR/CAD 1.6011
23 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Nisin sot fluturimet nga aeroporti i Kukësit/Kompania ajrore zvicerae Helvetic Airlines do ulet në Aeroportin Ndërkombëtar të Kukësit

Kryeministri Edi Rama shprehet se këtë të premte hapet porta e dytë e qiellit të Shqipërisë për fluturimet komerciale. “MIRËMËNGJES , dhe me aeroportin e ri ndërkombëtar “ZAYED-Flatrat e Veriut”, ku sot ulet nga Zyrihu në tokën e Kukësit avioni me udhëtarë i Helvetic Airlines dhe hapet porta e dytë e qiellit të Shqipërisë për fluturimet komerciale, ju uroj një të premte të mbarë”, shprehet Rama.

Fluturimi organizohet nga Operatori Turistik me bazë në Zürich, Illyrian Eagle, njoftoi Kukës International Airport. Fluturimi i kthimit do të kryhet atë ditë, pas një ore e gjysmë të kohës së përgatitjes për kthim për në Zürich.

Fluturimi i parë nga Zürich për në Kukës do të pritet nga një ceremoni mirëseardhjeje në pistë dhe një konferencë shtypi për mediat dhe të ftuarit.

Helvetic Airways është një kompani ajrore rajonale zvicerane me seli në Aeroportin e Zürich (ZRH) dhe shërben 34 destinacione në të gjithë botën, përfshirë Evropën dhe Afrikën Veriore, si dhe fluturime të planifikuara në emër të Swiss International Airlines dhe Lufthansa. Destinacionet përfshinin Bordo, Calvi, Larnaca, Gran Canaria, Lanzarote, Palma de Mallorca, Tenerife, Corfu, Heraklion, Kos, Rhodes, Shannon, Brindisi, Lamezia, Olbia, Prishtina, Shkupi, Ohri, Berni, Cyrihu, Birmingham, Manchester dhe Inverness.

Helvetic Airways u krijua në vjeshtën e vitit 2003, si një ribrandim dhe zgjerim i linjës ajrore ekzistuese Odette Airways, për të shërbyer në destinacionet në Evropën Juglindore. Linja ajrore ishte transportuesi i parë buxhetor i Zvicrës aktualisht ka një flotë prej 14 avionësh duke filluar nga të gjitha nga Embraer që në total mund të transportojë 1,552 pasagjerë në të njëjtën kohë.

Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit ‘Zayed-Flatrat e Veriut’ ka një pistë prej 2.2 kilometrash dhe kullën e tij të vëzhgimit, ndërsa në pjesën e pistës, është projektuar të mbajë 3 aeroplanë njëkohësisht, ndërsa brenda një ore, 4 avionë mund të nisen nga aeroporti i Kukësit.

Terminali zë një vend prej 3500 m2, ka 2 porta hyrëse dhe brenda tij ndodhet një zonë muzeale përkujton luftën e Kosovës, e cila ishte gjithashtu pika fillestare e këtij aeroporti, si një dhuratë nga Emiratet e Bashkuara Arabe në ndihmë për refugjatët e luftës, sipas njoftimit zyrtar.

Sa kushtojnë biletat

Sipas faqes zyrtare https://www.illyrianeagle.ch/, nisja nga Kukësi kushton nga 49-69 franga zvicerane (45-63 euro), për datat 9-21 korrik, ndërsa kthimi nga 99 deri në 199 franga (91-183 euro).

Në shtator, biletat janë më të lira, vajtja kushton 49 franga dhe kthimi 79 franga.

Me Air Albania, për në Stamboll, për vajtje në Stamboll në gusht biletat variojnë nga 21 euro në 80 euro.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.