Home / Kronika / Lojërat Olimpike, parakalon ekipi i Shqipërisë në “Tokio 2020”

Lojërat Olimpike, parakalon ekipi i Shqipërisë në “Tokio 2020”

Kanë nisur dje Lojërat Olimpike “Tokio 2020” edhe zyrtarisht, ceremonia hapëse u  mbajt në Stadiumin Olimpik të Tokios. Pas spektaklit hapes, ceremonia ka nisur me prezantimin e ekipeve olimpike në “Tokio 2020″. I pari që parakaloi në ceremoninë hapëse ishte ekipi i Greqisë. Ndërsa, pas Greqisë, radhën e pati ekipi olimpik i refugjatëve dhe pastaj Islanda. Prezantimi i fundit ka qene nga ekipi i Japonise, si vend organizator.

Edhe ekipi olimpik i Shqipërisë ka parakaluar në ceremoninë e Lojërave Olimpike. Luiza Gega dhe Briken Çalaj ishin bartës të flamurit shqiptar në këtë ceremoni. Shqipëria në Lojërat Olimpike prezantohet me nëntë  sportistë.

Shqipëria paraqitet në Lojërat Olimpike “Tokio 2020” me sportistët: Atletja Luiza Gega, atleti i kercimit se gjati Izmir Smajlaj, peshëngritësit Briken Calja dhe Erkand Qerimaj,  dy notarët Nikol Merizaj dhe Kledi Kadiu, qitesja Manuela Delialaj dhe xhudisti Indrit Cullahj. Në ekipin tonë është edhe gjimnasti rus Matvei Petrov falë perfomancës së tij të shkëlqyer në kampionate europian.  Gjimnasti me origjinë ruse por me nënshtestsi shqiptare ka arritur një sukses historik për Shqipërinë.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

%d bloggers like this: