Home / Kronika / Peleshi: Mjetet më të famshme ushtarake në botë në përdorim edhe në FA

Peleshi: Mjetet më të famshme ushtarake në botë në përdorim edhe në FA

The High Mobility Multipurpose Wheeled Vehicle të njohura si Humvee, janë ndoshta mjetet më të famshme ushtarake në botë të cilat kanë hyrë në përdorim edhe në Forcat tona të Armatosura.

Nga vetë emri, ato kanë një lëvizshmëri të lartë, janë padyshim të blinduara dhe kanë një shpejtësi maksimale prej 110 km/orë.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi bëri të ditur se, “falë modernizmit dhe procesit të standardizimit të mjeteve, pajisjeve dhe armatimit me ato të vendeve aleate, prej 3-4 vitesh ato kanë hyrë në përdorim edhe në Forcat tona të Armatosura, ku kanë kontribuuar ndjeshëm në mekanizmin e batalionit II të Këmbësorisë, si një strukturë e gatshme për NATO-n, kudo dhe kurdo”.

Gjithashtu tha Peleshi, “Topi 20M621, i telekomanduar në distancë (NARWHAL, Naval Remote Weapon Highly Accurate Lightweight), i prodhuar nga kompania franceze Nexter, është një armatim që kryesisht ka për qëllim mbrojtjen e anijeve”.

“Topi 20 mm është lehtësisht i manovrueshëm dhe ka një saktësi mbresëlënëse edhe në det me dallgë, çka është provuar edhe nga anijet tona të klasit Iliria, të cilat vitet e fundit janë pajisur me armatimin e ri, si pjesë e projektit për modernizimin e Forcës Detare”, u shpreh Peleshi.

Leave a Reply

%d bloggers like this: