Situata nga covid/ MSH: 486 raste të reja dhe 3 humbje jete në 24 orët e fundit
Aktualisht janë 9,506 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 97 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me Covid19 tre qytetare: një qytetare 63 vjeç nga Elbasani, një qytetare 80 vjeç nga Berati dhe një qyetetare 92 vjeç nga Vlora. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve. Janë shëruar 207 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 133,332 që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm. Vaksinihuni në qendrën më të afërt të vaksinimit, sepse vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Statistika (30 Gusht 2021)
Raste të reja ditore 486
Të shëruar në 24 orë 207
Të shtruar në spitale 97
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 4,532
Testime totale 1,040,124
Raste pozitive 145,333
Raste të shëruara 133,332
Raste Aktive 9506
Humbje jete 2,495
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 3399
Shkodër 1625
Vlorë 897
Durrës 742
Fier 709
Lezhë 528
Elbasan 472
Berat 330
Gjirokastër 261
Korçë 237
Kukës 165
Dibër 141