Home / Sporti / Kombëtarja pret San Marinon/ Reja kërkon të mos nënvlerësohet kundërshtari

Kombëtarja pret San Marinon/ Reja kërkon të mos nënvlerësohet kundërshtari

Kombëtarja shqiptare vijon punën për ndeshjen e radhës së kualifikueseve të Botërorit 2022, atë me San Marinon. Kuqezinjtë vijnë në këtë përballje pas suksesit me Hungarinë që ka rritur ndjeshëm entuziazmin te futbollistët, por dhe tifozët. Trajneri Reja kërkon që të frenojë këtë entuziazëm në prag të San Marinos teksa kërkoi që të mos nënvlerësohet kundërshtari

Ka ndodhur shpesh që pas një fitoreje ne mund ti marrim lehtë ndeshjet. Ndaj San Marinos do ta kemi të vështirë, ajo është një ekip i organizuar, duhet të kemi përqendrim dhe të bëjmë lojë të mirë. Duhet t’i lëmë sa më pak hapësira sepse janë të rrezikshëm.Kjo është ndeshja jonë vendimtare, nuk mendoj asgjë tjetër pavarësisht se Polonia luan ndaj Anglisë, unë mendoj vetëm për sfidën tonë. Kemi konkurrentë të fortë në këtë grup”.

Trajneri Reja pranoi se do të bëjë rotacione në këtë ndeshje duke shtuar se shpreson që ata që pushuan në sfidën me Hungarinë të ndihmojnë skuadrën

Do të ketë ndryshime në formacion në krahasim me sfidën e kaluar. Në orët në vazhdim , do të bëj vlerësimet pasi ka lojtarë me probleme fizike. Shpresoj se ata që kanë pushuar do të na japin një ndihmë dhe nuk është e thënë që të jenë titullarë ndodh shpesh që ata që hyjnë nga stoli në fushë rezultojnë vendimtarë, siç ndodhi me Brojan që hyri nga stoli e shënoi. Janë 3 ndeshje në 7 ditë dhe jo të gjithë e përballojnë. Shpresoj që kur të luajnë me Kombëtaren të jenë sa më të karikuar ndaj San Marinos dhe shpresoj të japin më të mirën”.

Ndërsa Elseid Hysaj tha se suksesi ndaj Hungarisë e nxit më shumë skuadrën për të ecur përpara. Sfida mes kombëtares dhe San Marinos do të zhvillohet të mërkurën në orën 20:45 në Elbasan Arena dhe do të transmetohet në RTSH dhe platformën Digitalb.

Leave a Reply

%d bloggers like this: