Home / Ekonomia / Balluku, takim me Sekretaren e Departamentit Amerikan të Energjisë, Jennifer Granholm

Balluku, takim me Sekretaren e Departamentit Amerikan të Energjisë, Jennifer Granholm

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku e pranishme në Ministerialin e Bashkëpunimit Transatlantik të Energjisë dhe Klimës (P-TECC) të zhvilluar në Poloni dhe të organizuar nën kujdesin e Departamentit Amerikan të Energjisë, u takua sot me Sekretaren e Departamentit Amerikan të Energjisë, Jennifer Granholm.

Pas takimit me Sekretaren e Departamentit Amerikan të Energjisë, Jennifer Granholm, Balluku theksoi se u vlerësuan reformat që ka bërë Shqipëria kryesisht në sektorin e energjisë.

“E nderuar të zhvilloja një takim të gjatë dhe konstruktiv me Sekretaren e Departamentit Amerikan të Energjisë, Jennifer Granholm, ku diskutuam gjerësisht mbi progresin e Shqipërisë në drejtim të reformimit qoftë në sektorin energjetik, ashtu dhe në drejtësi apo për përmirësimin e klimës së biznesit”, shprehet Balluku.

Po ashtu, Balluku shton se shqyrtuam mundësitë e projekteve të reja të përbashkëta për bashkëpunim mes palëve.

“Rikonfirmuam angazhimin e ndërsjelltë për bashkëpunim të ngushtë dhe të koordinuar, si dhe shqyrtuam mundësitë për projekte të reja të përbashkëta dhe në sektorë energjetikë avangardë”, tha ajo.

Leave a Reply

%d bloggers like this: