Home / Sporti / Ndeshjet ndaj Hungarisë dhe Polonisë, ja programi stërvitor i Kombëtares

Ndeshjet ndaj Hungarisë dhe Polonisë, ja programi stërvitor i Kombëtares

Kombëtarja shqiptare do të nisë nga e hëna e 4 tetorit grumbullimin për dy ndeshjet eliminatore të vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror “Katar 2022”.

Sfida e parë e kuqezinjve është ajo ndaj Hungarisë më 9 tetor, e që do të luhet në transfertën e Budapestit, ndërsa ndaj Polonisë (12 tetor) ndeshja do të zhvillohet në Shqipëri, në stadiumin Kombëtar “Air Albania”.

Më poshtë po ju njohim me programin paraprak mediatik dhe stërvitor të Kombëtares kuqezi për këto dy ndeshje:

E hënë, 4 tetor: Konferencë për mediat e trajnerit Edoardo Reja, i cili do të shpallë listën me lojtarët e grumbulluar për dy ndeshjet ndaj Hungarisë e Polonisë në kompleksin “Tropikal” në Durrës, ORA 13:15.

Seancë stërvitore në kompleksin “Tropikal” në Durrës, ORA 17:00.

E martë, 5 tetor:Konferencë për shtyp e dy lojtarëve të ekipit kombëtar, në kompleksin “Tropikal” në Durrës, ORA 13:00

Seancë stërvitore në kompleksin “Tropikal” në Durrës, ORA 17:00.

E mërkurë, 6 tetor: Konferencë për shtyp e dy lojtarëve të ekipit kombëtar, në kompleksin “Tropikal” në Durrës, ORA 13:00

Seancë stërvitore në kompleksin “Tropikal” në Durrës, ORA 17:00.

E enjte, 7 tetor: Konferencë për shtyp e dy lojtarëve të ekipit kombëtar, në kompleksin “Tropikal” në Durrës, ORA 13:00

Seancë stërvitore në kompleksin “Tropikal” në Durrës, ORA 17:00.

E premte, 8 tetor: Konferenca zyrtare për shtyp e trajnerit dhe kapitenit, ORA 18:00, në Puskás Aréna, Budapest

Seanca zyrtare stërvitore përpara ndeshjes me Hungarinë në stadiumin e ndeshjes, Puskás Aréna, ORA 18:30.

E shtunë, 9 tetor: Ndeshja kualifikuese Hungari-Shqipëri, ora 20:45, në Puskás Aréna, Budapest.

E diel, 10 tetor: Konferencë për shtyp e dy lojtarëve të ekipit kombëtar, në kompleksin “Tropikal” në Durrës, ORA 12:30

Seancë stërvitore në kompleksin “Tropikal” në Durrës, ORA 17:00.

E hënë, 11 tetor: Konferenca zyrtare për shtyp e trajnerit dhe kapitenit, ORA 13:00, në kompleksin “Tropikal” në Durrës

Shëtitje zyrtare përpara ndeshjes me Poloninë, në kompleksin “Tropikal” në Durrës,, ORA 13:30.

E martë, 12 tetor: Ndeshja kualifikuese Shqipëri-Poloni, ora 20:45, në stadiumin “Air Albania”, Tiranë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: