Home / Kronika / Vdekja e 4 rusëve në Shqipëri në nivelet më të larta të shtetit rus, Kreu i Komitetit Hetues të Rusisë kërkon informacion

Vdekja e 4 rusëve në Shqipëri në nivelet më të larta të shtetit rus, Kreu i Komitetit Hetues të Rusisë kërkon informacion

Së fundmi kreu i Komitetit Hetues të Rusisë, Alexandër Bastrykin, ka udhëzuar Departamentin Kryesor të Hetimit dhe Mjekësinë Ligjore atje për të marrë informacion nga autoritetet kompetente të Republikës së Shqipërisë dhe të raportojë për të gjitha rrethanat e vdekjes tragjike të shtetasve rusë.

Më herët në një prononcim për mediat ruse ka folur edhe mikesha e Sergei Burenkov, Anastatisa. Ajo ka treguar versionin e saj të ngjarjes duke u shprehur se ventilimi i hotelit nuk ka funksionuar, por ngelet ende enigmë se sit ë katër miqtë e saj humbën jetën në një dhomë aq të madhe në të njëjtën kohë,

Kujtojmë se të premte në darkë dy gra dhe dy burra janë gjetur të pajetë brenda saunës së hotelit “Gloria Palaçe” në Qerret.

Çifti i bashkëshortëve Nataliia dhe Sergei Burenkov përkatësisht 58 dhe 60 vjeç, vajza e tyre Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe dhe partneri i saj Nikita Belousov, 37 vjeç janë gjetur të pajetë në dhomën e saunës të resortit luksoz, rreth orës 23:00 të ditës së premte.

Turistët ishin pjesë e grupi rusësh dhe ukrainasish që kishin zgjedhur Shqipërinë për të kaluar pushimet këtë vjeshtë, por fatkeqësisht gjetën vdekjen.

Leave a Reply

%d bloggers like this: