Home / Arte / Ministri i Kulturës i Bullgarisë, Prof. Velislav Minekov priti në Sofje, Konsullin e Nderit të Bullgarisë në Shqipëri, Selim Hoxhaj

Ministri i Kulturës i Bullgarisë, Prof. Velislav Minekov priti në Sofje, Konsullin e Nderit të Bullgarisë në Shqipëri, Selim Hoxhaj

Një javë pas vizitës që zhvilloi në Tiranë, Ministri i Kulturës i Bullgarisë, Prof. Velislav Minekov, me ftesë të tij, ka pritur në Sofje, Konsullin e Nderit të Bullgarisë në Shqipëri z.Selim Hoxhaj. Takimi u zhvillua më 1 Nentor, që përkoi me festën Kombëtare të Rilindasve Bullgarë. Bashkëbiseduesit uruan njëri tjetrin dhe më pas midis tyre u zhvillua një bisedë miqësore. Gjatë bisedës ata u ndalën në ecurinë e marrëdhënieve kulturore midis Bullgarisë dhe Shqipërisë duke evidentuar faktin se shtimi i këtyre marrëdhënieve ndihmon në afrimin dhe njohjen më mirë të dy popujve tanë në këte rajon të Ballkanit. Aty u evidentua fakti që marrëdhëniet midis dy popujve tanë kanë qënë pozitive historikisht, ku periudha e Rilindjes Kombëtare u evidentua, si factor i rëndësishëm dhe ndihmesë e madhe në Pavarësinë  e Shqipërisë, kjo për faktin se shumë rilindas shqiptarë jetuan dhe punuan në Sofje.

Ministri i Kulturës i Bullgarisë, Prof. Velislav Minekov, u ndal edhe në fusha specifike që kanë të bëjnë me bashkëpunimin në fushën e kulturës. Prof.Minekov në bisedën me zotin Hoxhaj, specifikoi inisitivën bullgare për hapjen në Tiranë të Qendrës së Kulturës Bullgare, për të cilën kishte gjetur mirëkuptim të plotë nga pala shqiptare, gjatë vizitës që zhvilloi në Tirane (21-22 tetor 2021), dhe takimin që kishte me ministren Margariti. Ai u ndal edhe në detaje teknike për funksionimin e kësaj qendre, ku drejtuesi i saj do të emërohet nga Sofja dhe do të jetë autoritet në fushën e Kulturës dhe njohës i traditave bullgare dhe shqiptare historike dhe bashkëkohore.

Duke shprehur konsideratat për vizitën në Tiranë, ndryshimet e mëdha që ka bërë Shqipëria dhe se ajo meriton hapjen e negociatave për antarësimin në BE, Ministri Minekov vlerësoi resurcet turistike dhe ekonomike që ekzistojnë dhe që duhet të shfrytëzohen nga të dyja vendet. Ai tha se duhet të shtohen grupet turistike, tur-operatorët turistikë duhet të jenë aktive, Shqipëria ka një turizëm të zhvilluar dhe pika turistike shume interesante, bregdetare dhe malore. Edhe mallrat shqiptare janë të një cilësie të lartë dhe duhet të jenë me prezente në tregun bullgar, ashtu dhe anasjelltas. Për këtë ministri Minekov ka biseduar edhe me ministrat e Turizmit dhe të Ekonomisë së bullgarisë duke dhënë sugjerimet përkatëse për rritjen e efektivitetit në këto fusha. Ministri Minekov ka shprehur konsiderata për bashkëpunimin me Ambasadën e Shqipërisë në Bullgari, dhe vecanërisht me ambasadoren Donika Hoxha.

Për të gjitha këto, ministri Minekov, ka gjetur mirëkuptimin e plotë të Konsullit, Selim Hoxhaj. Konsulli Hoxhaj është shprehur optimist se marrrëdhënit kulturure dhe ekonomike midis dy vendeve do të kenë një zhvillim edhe më pozitiv. Gjatë bisedës e cila ishte shumë miqësore, Konsulli Hoxhaj, ka prezantuar aktivitetet e shumta që ka zhvilluar Konsullata në Shqipëri: si ekspozitat, festivalet folklorike, vizitat e biznesmenëve, ceremonitë për festat kombëtare të Bullgarisë, takimet me intelektualë shqiptarë që kanë mbaruar studimet në Bullgari, ndihmat për komunitetin bullgar që jeton në Shqipëri dhe për bashkejetesën e tyre me shqiptarët, realizimin e disa dokumentarëve, etj. të cilët kanë gjetur vend të gjërë në shtypin e shkruar dhe median në Shqipëri, por edhe në Bullgari. Duhet thënë se bashkëpunimi i Konsullatës me ambasadën e Bullgarinë në Tiranë ka qënë i përhershëm dhe evident.

Në fund të takimit Ministri Minekov dhe Konsulli Hoxhaj kanë shkëmbyer dhurata për njeri tjetrin. Konsulli i Nderit Selim Hoxhaj i ka dhuruar Ministrit të Kulturës të Bullgarisë, dokumentarin në tri pjesë, për pakicat bullgare në Shqipëri,  “Vendlindja dhe origjina”, i cili do të transmetohet në median Bullgare.

Ded Kola

Leave a Reply

%d bloggers like this: