Maqedonia

Shqipëri-Maqedoni e Veriut, bashkëpunim në fushën e historisë dhe gjuhës shqipe

Në kuadër të kalendarit të bashkëpunimit me Maqedoninë e Veriut, Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar Dr. Dorian Koçi zhvilloi një vizitë dy ditore në Shkup.

Ndërmjet takimeve me personalitete shtetërore, si me Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Shkup, Fatos Reka, Drejtorin e Institutit të Trashëgimisë Kulturore të Shqiptarëve Dr. Skënder Asanin etj, më 22 shkurt 2022 u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit ndërinstitucional ndërmjet Muzeut Historik Kombëtar dhe Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Marrëveshja u nënshkrua nga Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar Dr. Dorian Koçi dhe Drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës në Republikën e Maqedonisë së Veriut Prof. Dr. Ylber Sela.

Nëpërmjet këtij bashkëpunimi synohet bashkërendimi i veprimeve për organizimin e tryezave të rrumbullakëta dhe të takimeve të ndryshme shkencore, shkëmbimit të ideve, të informacionit dhe të përvojave, që lidhen me fushat e interesit të përbashkët të sferës së historisë dhe të gjuhës shqipe.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button