Ekonomia

Ditët e Edukimit Financiar dhe Digjital, takime me anëtarët në degët e FED invest

Në të thënat e vitit të kaluar, por edhe me heret, po dhe gjatë vitit në vazhdim kryhen analizat e këtij institucioni te rendesishem financiar dhe kane rendesi te vecante. Ndaj, si ç’do vit organizohen Asambletë në degët e FED invest, ku anëtarët do të zgjedhin delegatët e tyre për në instancat më të larta si Asambletë Rajonale dhe Asamblenë e Përgjithshme.

Dihet se në Asambletë e degëve në të gjithë rrjetin FEDinvest ku janë në total 62 degë,  pritet të ketë një pjesëmarrje totale prej 2000 anëtarësh.

Tashmë  Mars–Prill  me  FED invest po zhvillohen punimet e Asamblesë së takimeve vjetore në degë. Për t’u përmendur  është takimi i Përgjithshme Vjetor i Shoqerisë Kursim-Kreditit FED invest i zhvilluar në degët e Bushatit dhe Koplikut, në rrethin Shkodër, FED invest ka financuar me kredi mbi 3500 anëtarë të cilët marrin shërbime financiare çdo ditë dhe ne total në rrethin e Shkodres janë disbursuar mbi 232  milionë lekë.

Tashmë dihet se FED invest, që është Institucion i cili operon që nga viti 1992 dhe vazhdimisht ka luajtur një rol historik në promovimin e përfshirjes financiare në Shqipëri, duke i shërbyer popullsisë në zonat rurale dhe peri-urbane nëpërmjet instrumentave financiare të përshtatur ndaj nevojave lokale. Tashmë FED invest propozon një gamë të gjerë shërbimesh financiare të bazuara në teknologjinë moderne bankare.

Gjatë viteve, Institucioni ka pasur një ndikim të prekshëm në zhvillimin social-ekonomik të vendit dhe fokusi kryesor kanë qenë fermerët, sipërmarrësit e vegjël dhe familjet rurale dhe urbane.

Më tej duhet cilësuar se për ҫdo kredi të re që është dhënë mesatarisht, janë krijuar 1.6 vende pune të reja.  Në këto 30 vite janë dhënë mbi 170.000 kredi me një vlerë që tejkalon  60 miliardë  lekë  kredi të disbursuar në vite. Po të krahasojmë shifrat ndër vite, në vitin 1992  shuma mesatare e kredisë 10.000 leke;  viti 2021 shuma mesatare e kredisë është 450.000 lekë.

E ditura shtohet edhe më tej ku projekti 4 vjeҫar Fed Invest-Jica ka për qëllim përmirësimin e jetesës sëfamiljeve me ferma të vogla në Shqipëri,  nëpërmjet përfshirjes financiare. Disa nga Komponentet  kryesore të projektit janë zgjerimi dhe zhvillimi i produkteve financiare, krijimi i një Qëndre për Informim Agro për shërbimet jo financiare, ofrimi i shërbimeve bankare pa degë, nëpërmjet zhvillimeve të soft&hard ware i quajtur ndryshe “Branchless Banking”, matja e treguesve socialë, me qëllim ndjekjen e njëkohëshme të objektivave financiare dhe sociale si dhe rritja e kapaciteteve të të zgjedhurve dhe punonjësve të FEDinvest.  FED invest i kushton një rëndësi të veҫantë mbrojtjes së mjedisit, ngritjen e kapaciteve në fushën e agrofinancës dhe SME-ve, pëmiresimin e shërbimit në degë për të rritur efiҫencën operacionale./A.Selimaj/

 

 

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button