Bota

Vuçiq: Qeveria do të punojë me shpejtësi në rrugën drejt BE-së, por nuk do të jetë anti-ruse

Presidenti i Serbise Aleksander Vuçiq tha se beson se qeveria e ardhshme do të jetë një qeveri që do të kujdeset për interesat e Serbisë dhe shtoi se do të jetë një qeveri serbe që do të punojë shumë për anëtarësimin më të shpejtë të Serbisë në Bashkimin Evropian, por që sigurisht nuk do të jetë anti-ruse.

Duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari në Beograd se deri ku kanë arritur konsultimet dhe nëse qeveria e ardhshme e Serbisë do të jetë pro-evropiane apo proruse, Vuçiq përsëriti se për konsultimet do të flasë kur të përfundojnë, por se është tashmë plotësisht e qartë, edhe pas konsultimeve të para dy ditësh, se në Kuvendin Kombëtar të Serbisë ekziston një shumicë e qartë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button