Ekonomia

Marta Muço mund të jetë Guvernatorja e re e BSH-së

Profesoresha dhe ekspertja Marta Muço do të jetë propozimi i Partisë Socialiste për Guvernatore të Bankës së Shqipërisë, të paktën kështu raporton televizioni “A1 Report”.

mucomarta

Gjithnjë sipas “A1 Report” Muço është e “preferuara” e PS-së për institucionin kryesor të vendit për politikat monetare, i cili deri para pak kohësh drejtohej nga Ardian Fullani.

Nëse kjo do të konfirmohet, pritet që propozimi t’i dërgohet presidentit për dekretim dhe mandej nëse ai merr “OK”-in e kreut të shtetit do të shkojë në Kuvend, ku për t’u zgjedhur duhen 3/5 e votave ose 84 kartona.

Ajo ka një eksperiencë të gjatë pune me disa prej institucioneve më prestigjioze në botë. Mësohet se ajo ka punuar në Bankën Botërore  si eksperte, me Fondin Monetar Ndërkombëtar, USAID-in, me qeverinë dhe sektorin privat.

Ajo ka punuar në disa vende të Ballkanit, Afrikën e Veriut, Kaukaz dhe shumë vende të tjera me menaxhime projektesh.

Muço ka një eksperiencë 25-vjeçare edhe në mësimdhënie si profesoreshë e politikës monetare.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button