Te ndryshme

Merkel: Kur ra Muri i Berlinit po bëja sauna!

a67Nuk është në fakt përgjigjja që pritet nga një tip si ajo, por Angela Merkel thotë se kur ra Muri i Berlinit, po bënte një sauna.

Detaji, që ndodhet tashmë në ndonjë nga biografitë e saj, del pas 25 vitesh, kur, në një diskutim publik të kancelares, Ossi (quheshin ndryshe gjermanët që jetonin në Lindje – shën. përkth.) më i famshëm i RDGJ-së, rikujtoi këto momente historike nga pozicioni i studjueses së fizikës, që nuk kishte filluar ende angazhimin e saj politik.

Kujtimet fillojnë, në fakt, gjashtë javë pas atij 9 nëntorit të famshëm të vitit 1989, kur Merkel u anëtarësua në Lëvizjen Demokratike, pak ditë para Krishtlindjeve.

Angela Merkel, 35 vjeçe në atë kohë, ishte një njeri i zakonshëm. Ajo ëndërronte të hante ostrike në Perëndim, të pinte një birrë atje, por, një ditë pas rrëzimit të Murit, ajo iku shpejt në punë ashtu siç bën çdo njeri i zakonshëm.

Dhe gruaja e displinuar, ka qenë gjithmonë e tillë, nuk u vonua deri në agim për të festuar rënien e tij.

”Vajza” e Helmut Kohlit, siç e thërriste ai, u kthye në shtëpi.

Ky tregim, i thënë thjesht, u bë publik gjatë një takimi në qytezën Assia të Gross Geraut.

”I telefonova mamasë dhe i thashë se sonte do të ndodhte diçka. Ishte e enjte. Dhe unë shkoja gjithmonë me një mikeshën time për tëbërë sauna. Kështu që vajta të bëja sauna”, kujton Merkel, fotogramë pas fotograme.

”Kur u ktheva, me çantën time të saunës, në Schoenhauser Allee, pikërisht në Bornholmer Strasse, atje pashë shumë njerëz që vraponin. Atëhere, dhe këtë nuk do ta harroj kurrë, do të ketë qenë ora 10 e gjysmë apo 11, ndoshta edhe pak më shumë, thjesht vajta pas këtyre njerëzve. Isha vetëm, gjithmonë pas të tjerëve”, shton ajo.

”Më pas u gjendëm në pjesën e Berlint Perëndimor. Kishim formuar një grup. U futëm në një apartament në Perëndim dhe njerëzit kërkonin të telefononin në shtëpitë e tyre. Doja të telefonoja tezen time. Çdokush donte të bënte diçka. Disa prej tyre ikën më tej”, tregon Merkel.

”Unë ndërkohë, një ditë më pas duhej të shkoja shpejt në punë, isha tepër e rregullt. Kështu që, pas disa orësh, dhe pasi piva birrën time të parë në Perëndim, u ktheva në shtëpi, nga ora një apo një e gjysmë”, shton kancelarja.

”Por, e kujtoj ende, ishte vetëm një kanoçe birrë… dhe me një gjë të tillë nuk isha mësuar në RDGJ”, përfundon tregimin e saj të thjeshtë, kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button