Rajoni

Një tjetër person i vë flakën vetes para një kishe

a102Një tjetër person, i dyti në dy ditë, i vuri sot zjarrin vetes përpara oborrit të një kishe në Bullgari.

”Një burrë 48-vjeçar i vuri flakën vetes në oborrin e kishës së Sandanskit, në jugperëndim të vendit”, deklaroi Vasil Mitov, shef i policisë rajonale.

”Ai u dërgua me urgjencë në spital”, sipas agjencisë bullgare të lajmeve, BGNES.

Një fotografe e papunë, Lidia Petrova, i vuri zjarrin vetes dje përpara pallatit presidencial në Sofje, ndërkohë që gjendja shëndetësore e saj edhe sot vazhdon të jetë e rëndë.

Të paktën gjashtë persona kanë humbur humbur jetën pasi janë djegur publikisht në Bullgari mes shkurtit dhe majit të vitit 2013, në shenjë proteste kundër korrupsionit të klasës politike bullgare dhe shtrenjtimit të nivelit të jetesës.

Pamundësia ekonomike ka qenë origjina e këtyre akteve dëshpërimi në vendin më të varfër të Bashkimit Evropian.

Paga mesatare në Bullgari është aktualisht 400 euro.

Ndërkohë, sipas sondazheve, 69 për qind e bullgarëve e konsiderojnë vendin e tyre si ”të padurueshëm”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button