Home / Ekonomia / Cani prezanton buxhetin në Kuvend: 16 milionë dollarë kompensim për rritjen e energjisë

Cani prezanton buxhetin në Kuvend: 16 milionë dollarë kompensim për rritjen e energjisë

cani-buxhetiMinistri i Financave, Shkëlqim Cani prezantoi sot buxhetin e vitit 2015 dhe paketën fiskale në kuvend ku deklaroi se qeveria ka parashikuar 16 milion usd për kompensimin e shtresave në nevoje per rritjen e energjisë elektrike. 

Duke folur në mbledhjen e Konferencës se Kryetareve ai tha se “Në 2015 bëhet një hop cilësor në sektorin e energjetikës. Jepen 3 miliard lekë nga BB, 1.6 miliard lekë janë hapësira kompensuese për shtresat në nevoje nëse hiqet blloku 300 këh. Kem marrë te gjitha masat për te rimbursuar shtresat në nevoje”.

Ministri i Financave deklaroi se qeveria ka katër objektiva që synon t’i realizojë permes buxhetit të vitit të ardhshëm. “Kemi katër objektiva: rritja e punesimit, ulja e borxhit publik, reformat strukturore në fushën e pensioneve, fushën e energjisë, reforma territoriale dhe së katërti shpenzimet përmes performancës cilësore në shërbime. Buxheti synon të rrisë ekonominë me 4.5%”, u shpreh Cani.

Sipas tij “Synimi ynë është që niveli i borxhit të shkoje në ulje. Nga 2015 fillon ulja e borxhit dhe në 2019 të shkojë 60% dhe më pas të shohë ulje nën 60%”. Ministri i Financave tha se në vitin 2015 është parashikuar rritja e numrit të forcave të rendit si dhe pagat e tyre.

Sipas tij sistemi shëndetësor do të përmirësohet dhe cmimet do të ulen ndërkohë që shërbimet në disa sektorë do të përmirësohen. “Do të hiqet tvsh për sigurimet dhe vendoset nje taksë 3% mbi primin bruto. Do ulet cmimi me 15-17 për qind. Do të rritet renta minerare për pushtetin vendor përmes heqjes së kufizimeve. Për rafineritë e naftës ulet nafta doganore për naftën bruto nga 10%-0. Për gomat e reja kemi ulje të taksës doganore nga 15-10%. Do të nxisim pensionet vullnetare. Tatimet mbi pagat rriten nga 10-15%. Rritet me 10 lekë taksa për benzinën dhe gazoilin. Vitin e kaluar cmimi nuk u rrit vitin e kaluar ashtu sic mendojme se nuk do të rritet edhe tani. Gjithashtu do të rritet akciza për duhanin”, tha Cani.

Ndersa kryetari i komisionit të Ekonomisë, Erjon Brace tha se institucioent duhet të gjejnë zgjidhje për futjen menjëherë në fuqi të ligjit për akcizën e cigareve në mënyrë që importuesit të mos abuzojne dhe afatet kohore. “Duhet zgjidhje për të parandaluar tregtarët e papërgjegjshëm që importojnë cigare për shkak të mosfutjes në fuqi menjëherë të ligjit të ri”, tha Brace.

 

Leave a Reply

%d bloggers like this: