ParlamentarePolitika

Guvernatori i ri, Meta: Me Presidentin nuk u fol për emra të veçantë

meta1-622x350Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta deklaroi sot pas takimit me Presidentin e Republikës, Bujar Nishani se biseda mes tyre u fokusua tek procesi i zgjedhjes së Guvernatorit të ri të Bankës së Shqipërisë dhe jo tek emra të caktuar.
“Presidenti ka bërë një ekspoze të mënyrës se si ai ka proceduar deri tani për të realizuar, në kuadër të përmbushjes së detyrimit të tij kushtetues emrin e ri, një proces sa më transparent dhe gjithëpërfshirës dhe në këtë drejtim është mjaft i hapur për të bashkëpunuar për zgjidhjen e kësaj çështje sa më shpejt, në interes të ruajtjes dhe konsolidimit të pavarësisë së Bankës së Shqipërisë”, u shpreh kryetari i Kuvendit.
Meta tha se në takim nuk u fol për emra të caktuar, por kryesisht u fol për procesin. “Ne do të respektojmë të drejtën kushtetuese të presidentit dhe do të ofrojmë të gjithë bashkëpunimin tonë që ky emër të jetë një garant i drejtimit profesional të BSH-së dhe i ruajtjes së pavarësisë së këtij institucioni”, tha ai.
Presidenti i Republikës do të takohet sot dhe me kryeministrin Edi Rama dhe kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha për të diskutuar për plotësimin e vendeve vakante në Këshillin Mbikqyrës të BSH-së.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button