Qeveritare

Rama: Perlat e trashëgimisë kulturore po çlirohen nga ndërtimet pa leje

rama2-466x350Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në rrjetin social, sjell pamje nga kalaja e Ali Pashë Tepelenës, ku INUK vazhdon aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje që u kanë zënë frymën perlave të trashëgimisë kulturore.

“Rilindje per trashegimi kulturore. Kjo është kalaja e famshme e Ali Pashës në Tepelenë, xhevahir trashëgimie kulturore veshur deri në brez me ndërtime të shëmtuara abuzive, qenefe publike, depo uji të papërdorura, kabina elektrike, ferra e mbeturina, një pasuri e madhe historike e turistike e një qyteti të vogël, që po rilind pas kaq shumë vitesh braktisje e rrënimi nën pushtetin e atyre që kombin e duan për propagandë, historinë për përçarje, popullin për mish për topat elektorale!”, shkruan Kryeministri Rama.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button